Kriza Globale, Shqiperia e rrezikuar

Ministri Ruli: Problem edhe dergesat e emigranteve qe arrijne ne rreth 1 miliarde dollare ne vit
Shqiperia nuk eshte e izoluar aq sa per te mos u prekur nga kriza globale. Ne nje interviste te dhene dje per BBC, Ministri i Ekonomise, Genc Ruli sqaroi sektoret qe mund te preken me teper nga kjo krize. Sipas tij pasojat e krizes nderkombetare mund te prekin ne te ardhmen eksportet e Shqiperise, fluksin e investimeve te huaja ne vend dhe dergesat e emigranteve qe vleresohen ne rreth 1 miliarde dollare ne vit.
Zoti Ruli ne c'mase mund te preket ekonomia e Shqiperise nga kriza aktuale e tregjeve nderkombetare te kapitalit?
Sigurisht qe Shqiperia nuk eshte e izoluar nga ky treg global per te mos pesuar impakt. Shqiperia, duke mos pasur nje hapje ekonomike ose nje integrim tregtar te plote me tregun rajonal evropian dhe ate boteror, vetvetiu eshte e prekur me pak, per sa i perket ndryshimeve qe mund te ndodhnin ne shkembimet tona tregtare me jashte.
Cili do te ishte nje nga sektoret qe ju mendoni se do te prekej drejtpersedrejti nga kriza globale?
Ndikimi do te shfaqet kryesisht ne eksportet tona, te cilat jane gati 90 per qind te orientuara drejt vendeve te BE-se dhe cdo ulje e ritmeve te rritjes apo e kerkeses konsumatore ne vendet e BE-se, vetvetiu mund te shfaqet me nje renie te ketyre eksporteve. Sigurisht ky do jete nje impakt per kete industri te re manifakturuese, qe eshte ngritur dhe eshte e orientuar drejt eksportit, por fenomeni ndoshta izolohet vetem ne kete mase duke menduar qe ne fund te fundit sektori i eksportit ne tere peshen e tij te ekonomise, eshte vetem pak perqind.
Zoti minister, dihet qe ekonomia e Shqiperise i ka syte e drejtuar ne nje mase te madhe nga fluksi i investimeve te huaja. A nuk do te prekeshin investimet e huaja per shkak te krizes globale?
Jane shume projekte madhore sidomos ato te sektorit energjitik apo infrastrukturore, te cilat duan mbeshtetje te fuqishme financiare ne nivelet e qindra milione eurove, te cilat do jete e veshtire ndoshta te sigurohen ne mase te plote ne tregun e kapitaleve, ne tregun financiar evropian apo boteror sot. Kjo mund te sjelle ulje te ritmit te realizimit te ketyre projekteve ose ndoshta dhe ngrirjen e ketyre projekteve per te rifilluar ne nje moment te dyte kur besimi ne tregun financiar te jete vendosur perseri.
Nje pjese e ekonomise shqiptare dihet qe merr nje oksigjen te bollshem do te thoja nga kontributi, dergesat e emigranteve. A do te preken ato nga kriza globale?
Ne varesi te shkalles sesa do te shfaqet ulja ekonomike apo recesioni ne Evrope. Faktori emigracion eshte mjaft i ndjeshem ekonomikisht qofte per punesimin qe kane afro 1 milion e ca shqiptare qe jane ne emigracion, te cilet nese vendet ku ata jetojne preken nga renia ekonomike, nje pjese e tyre mund te rrezikojne dhe gjendjen e papunesise. Kjo do te reflektohet padyshim ndoshta ne nje ulje te nivelit te remitancave, dergesat, qe ata bejne ne Shqiperi, qe jane nje nga zerat e rendesishem te bilancit tone te pagesave, duke perkeqesuar ne kete menyre ndoshta edhe bilancin valutor te pagesave, duke rritur pra ne kete rast edhe deficitin dhe ekspozimin tone ne riskun financiar.
A jane keto dergesa te matshme ne perqindje, zoti minister, kontributet e emigranteve ne ekonomine tone?
Ka pasur vleresime te pergjithshme per remitancat, qe gjithmone jane mbajtur ne nje mesatare vjetore me ndryshime te pakta, rreth 1 miliarde euro ne vit. Kjo eshte nje hyrje e konsiderueshme per ekonomine tone, qofte si hyrje drejtuar ne investime apo te drejtuara ne konsum. Sikur te ndodhe qofte dhe nje 30% pakesim i tyre, vetvetiu diku do reflektohet ose ne investimet e vogla ose te mesme ku ato drejtohen ose dhe ne konsumim. Ky do te jete ndoshta faktori i pare me i ndjeshem qe do te duket ne kete drejtim. Pergjithesisht eshte pozitiv fakti qe pikerisht se jemi nje ekonomi ne hapje e siper, por jo ende e hapur, ne integrim e siper, por jo e integruar plotesisht, nje ekonomi qe ka nje sektor financiar qe kryesisht eshte sektor bankar, per me teper kryesisht sektor i tipit te bankave tregtare dhe jo bankave investuese, te gjitha keto bejne qe Shqiperia ne teresine e ekspozimit ndaj krizes te jete nder vendet qe do ta kete me te paket dhe me te limituar impaktin e krizes. BBC