E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizioni i realizuar i Shtrausit

Sic e kemi permendur edhe ne nje shkrim te meparshem, Tetori ishte muaj i begate ne marredheniet e gjithanshme Shqiperi - Gjermani, e vecanerisht ne fushen jetike te bashkepunimit ekonomik, teknik dhe investimeve. Mjafton te kujtojme veprimtarite me rastin e vizites zyrtare ne Berlin te kryeministrit Berisha, Konferencen e Investimeve, akordimin se fundmi te 90 milione Euro, per dy projekte madhore energjetike dhe ratifikimin se shpejti te MSA-se. Te gjitha keto ne kuadrin e 20 vjetorit te nenshkrimit te se pares Marreveshje te Bashkepunimit Ekonomik, Teknik dhe Financiar me nje vend perendimor si Gjermania. Ne kete pervjetor feste dhe pune, mendja na shkon edhe tek" biri me i madh politik " i Bavarise, kryeministri i saj legjendar dhe nder politikanet me karizmatike te Gjermanise demokratike, Franz Joseph Straus. Fale 3 vizitave te paharruara ne vendin tone ne mesin e viteve 80, Shtrausi renditet padyshim njeri nder pionieret e pare te bashkepunimit dhe partneritetit shqiptaro-gjerman te ketyre 30 viteve te fundit. Lidhur me rezultatin e vizitave te tij ka pasur e ka, krahasime dhe interpretime te ndryshme, duke i cilesuar ato here si " shans i humbur" e here si " mision i pamundur" etj. Por, nje analize e sfondit historik dhe kushteve te asaj kohe ne Shqiperi si dhe fakteve te meposhtme tregon, se keto vizita ishin shume me teper se aq. Shtrausi ne Shqiperi erdhi jo vetem me nje mision historik por dhe vizion largpames, i cili, sic e pame edhe gjate ketij muaji, eshte kthyer ne nje realitet te gjalle, mbreselenes dhe premtues per vitet qe vijne.

Vete izolimi i atehershem

Realiteti i regjimit shqiptar te asaj kohe, jo vetem nuk ishte roze sic propagandohej, por gri, madje i erret dhe sa vinte acarohej. Politikisht, ai jepte fare pak shanse edhe per dashamiresit me te medhenj te popullit dhe vendit tone, si ne rastin e Strausit. Vetem disa vite me pare, me 1976, Shqiperia kishte miratuar Kushtetuten Socialiste. Regjimi i asaj kohe mburrej se me ate Kushtetute, Shqiperia ishte bere vendi i vetem i vertete socialist ne bote! Madje, nje nen i saj cilesonte, tradhti te larte marrjen apo dhenien e kredive dhe ndihmave financiare nga vendet kapitaliste e revizioniste. Armiqesor konsiderohej edhe bashkepunimi ekonomik, apo krijimi i ndermarrjeve te perbashketa, me perjashtim te eksport-importit, por edhe ky mjaft i kufizuar dhe ideologjizuar, sidomos pas goditjes se "grupeve armiqesore" ne ekonomi dhe tregtine e jashtme.

Absurdi shqiptar

Ja perse, shansi i vizitave te Shtrausit ne kuptimin politik ishte vertet i humbur, qysh ne fillimin e tij. Lind pyetja: Po Shtrausi, qe kishte pasur jo pak sukses ne orvatje te kesaj natyre, ne vende te tjera lindore dhe sidomos ne ish-RDGJ dhe ca me teper politika gjermane, nuk e dinte nje gje te tille? Natyrisht qe e dinte, por jo deri ne kete skaj te paimagjinueshem. Sepse ne Rumani, Bullgari, madje dhe ne Ish-RDGJ, lejoheshin ndihmat dhe kredite, ato kishin marredhenie me SHBA, BE-ne, FMN-ne dhe institucionet e tjera financiare. Pra, nuk kishte askund nje vend me nje komunizem allasoj, e me ortodoks se tek ne. Ku kishte pasur me shume bunkere nga armiku imagjinar qe edhe sot e kesaj dite linte gojehapur njerezit, po aq sa dhe Muri i Berlinit. Pastaj, Shtrausi nuk mund te imagjinonte kokefortesine idioteske te drejtuesve dhe te sistemit, qe kishin shpallur se " bar do te hanin, por parimet nuk do t'i shkelnin" As perballe skamjes dhe urise qe po i kanosej vendit tone. Megjithate, Shtrausi kembenguli ne misionin e tij te se ardhmes, me bindjen dhe vizionin se izolimi ne Shqiperi do te merrte fund nje dite, si kudo.

Hapje me "frengji"

Nderprerja e ndihmave kineze i krijoi shume telashe regjimit te atehershem. Ndaj ai beri tentativa per nje "minihapje", por serish parimi i mbeshtetjes teresisht ne forcat tona i rinte kudo mbi koke si " Shpata e Demokleut". Ishin keto kushte qe e detyruan regjimin te tentonte per nje hapje te vogel te detyruar por tejet te kontrolluar ndaj perendimit, per te siguruar eksportet dhe me to sigurimin e lendeve me te domosdoshme per fabrikat dhe uzinat jo rentabile. Pra, ajo mbeti gjithnje brenda kontureve te Kushtetutes marksiste. Vertet pati nje fare gjallerimi te interesit nga perendimi, ndaj asaj hapjeje " me frengji". Autori i ketyre radheve ka qene vete deshmitar, sesi entuziazmi i tyre shuhej pa u ngjizur mire dhe sic vinin, largoheshin, pasi nuk u ofrohej asgje, vec nje liste demode mallrash e objektesh, shumica dermuese te panjohura nga tregu nderkombetar bashke me parimet e dogmat marksiste.

Atehere sundimtaret e vendit u kujtuan nga halli se Gjermania, ndryshe nga vendet e tjera paraqiste nje " kamerdare" te mire shpetimi nga kjo gjendje me reparacionet e pretenduara te Luftes se II Boterore. Por serish edhe ketu regjimi ishte jashte realitetit. Kishte harruar se kjo ceshtje ishte hequr nga axhenda nderkombetare dhe gjermane per shkaqe te forta politike, ekonomike dhe ligjore. Nisur nga pervoja negative e te kaluares, ishte hequr dore nga praktika e reparacioneve sipas stilit te Versajes. Vec kesaj, ne vitin 1973, Kancelari legjendar gjerman, social-demokrati Brandt kishte shpallur e vene ne zbatim " Ostpolitiken" e tij te famshme, e cila solli mjaft perfitime edhe per popujt e vendeve lindore. Por, ndryshe nga vendet e tjera lindore, Shqiperia nuk e kishte pranuar Ostpolitiken. Per pasoje, ajo nuk mund te perfitonte nga asnje projekt tjeter gjerman, edhe kur bartes te tij ishin personalitete dhe dashamires te popullit shqiptar si Shtrausi i madh.

Shtraus - Mision i realizuar

Pavaresisht nga sa me siper, roli dhe misioni Shtraus ne Shqiperi ishte tejet i madh, pasi nxiti shpresen e besimin tek njerezit tane dhe lehtesoi perpjekjet e mevonshme, deri ne vendosjen e marredhenieve diplomatike, kur Shtrausi ishte ende gjalle. Ndersa Marreveshja e Pare e Bashkepunimit Ekonomik, Teknik dhe Financiar me Gjermanine u nenshkrua me 20 Tetor, pra vetem disa dite pas vdekjes se tij te papritur me 3 Tetor 1988. Gjithsesi, bashkepunimi i vertete ne keto e te tjera fusha rifilloi dhe po ecen me ritme te kenaqshme pas ardhjes se demokracise, vendosjes se pluralizmit politik dhe ekonomise se tregut. Padyshim qe perpjekjet e Shtrausit dhane kontributin e tyre ne cimentimin e marredhenieve te miqesise dhe bashkepunimit ndermjet dy popujve tane ne te gjitha fushat. Ndaj, Shtrausi ka tashme vendin e tij te merituar ne plejaden e personaliteteve dhe miqve te vertete te popullit dhe demokracise shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›