E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Greqia në prag falimentimi. Vazhdojnë negociatat me BE

Greqia ndodhet në prag të falimentimit japin alarmin kreret e shtetit ndërsa bëjnë sërish apel për ndihmë. Masat e parashikuara nga autoritetet e athinës nuk mjaftojnë. Autoritetet pikërisht për të sprapsur sulmet spekulative i kanë apeluar sërish për ndihmë shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Dominik Shtraus Kan deklaroi se Greqia duhet ta pranoj se vënia e rregullit në financat e saj do të jetë “e vështirë dhe e dhimbshme”.

E nderkohe vazhdojne ende negociatat mes perfaqesuesve te vendeve te Bashkimit Europian mbi ndihmen financiare per Greqine. Presidenti i Bashkimit Europian Herman van Rompuy ka deklaruar ne Tokio ku po mbahet samiti BE- Japoni se negocimet po shkojne mire. Sipas tij qellimi i ketyre bisedimeve eshte aktivizimi i nje plani te perbashket midis vendeve te eurozones, Bankes Qendrore Europiane, Fondit Monetar Nderkombetar dhe qeverise greke.

Van Rompuy konfirmoi se do te therras nje mbledhje te krereve te vendeve te eurozones me 10 maj, me te cilet duhet te vendose per mbeshtetjen me ndihma financiare per Greqine. Nga ana tjetwr ministri grek i Financave Giorgio Papaconstantinou ka bere te ditur se eshte e nevojshme qe brenda dates 19 maj Athina te marre ndihmat financiare te premtuara nga BE dhe FMN.

Duke folur perpara deputeteve te PASOK-ut, Papaconstantinou ka pohuar qe me 19 maj mekanizmi i ndihmes duhet te jete i kompletuar dhe fondet duhet t’i alokohen qeverise greke.

Adela Zeza
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 28 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›