Kriza greke, Fullani: E kemi siguruar sistemin tonë bankar
TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi sot se kriza greke do të ketë ndikime në ekonomitë e dy vendeve Shqipëri dhe Greqi, porse nuk do të prekë sistemin banker në vendin tonë.
Sot pasdite në një konferencë për shtyp, ku Guvernatori theksoi situatën ekonomike në vend për 3 muajt e parë të këtij viti, Fullani u pyet dhe për krizën ekonomike që ka përfshirë Greqinë dhe për ndikimet që mund të ketë ne sistemin bankar shqiptar, ku shume banka qe operojne jane te grupeve bankare greke.
“Ne po ndjekim në vazhdimësi me seriozitet krizën greke që është bërë tashmë një fenomen. Mendoj se kriza reflekton në zhvillimet europiane, është e padiskutueshme influenca pasi kjo u parashikua dhe nga agjencitë e vlerësimit të vendeve për vendin tonë fqinj. E rëndësishme është se sitemi bankar shqiptar është i vecantë, bankat greke janë të kontrolluara nga Banka e Shqipërisë. Niveli aktual i këtyre bankave dhe treguesve të eurozonës është më i mirë se niveli i standartit europian dhe i treguesve e normave të tjerë. Bankat shqiptare karakterizohen me nivel normale dhe me nivel të kënaqshëm theksoj sidomos tek depozitat”.
Por, Fullani shtoi kriza se ndikimi tek ekonomitë e dy vendeve do ndjehet porse shpresohet në kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate në Greqi.
“Natyrisht që kriza do ndikojë në ekonominë reale të dy vendeve”.
Në deklarimin për mediat, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u fokusua sot në situatën aktuale ekonomike krahasuar me atë të një viti më parë. Fullani tha se inflacioni në 3 muajt e parë të vitit 2010 ka shënuar 4.1%. Sipas tij në rritjen e inflacionit ndikoi rritja e cmimit të energjisë me 0.5%. Fullani thkesoi se vetëm për muajin Mars, inflacioni shënoi 3.9 përqind.
Krahasuar me një vit më parë që sipas Bankës së Shqipërisë rritja ekonomike ishte në masën 3.3% (BSH i referohet INSTAT), edhe për këtë vit Fullani tha se ka rritje, porse vihet re se ka tkurrje në investimet private.
(d.b/BalkanWeb)