Kriza, Greqia shpëton vetëm në vitin 2016, Italia ia del brenda 2013-s
Kriza ekonomike në zonën e Euros mund të marrë fund vetëm në vitin 2016, atëherë kur kur përfundon afati i masave shtrënguese për Greqinë dhe Irlandën, që do të ishin dy vendet e fundit të shpëtuara.
Ndërkohë, tre vendet e tjera të prekura nga kriza në BE, Italia, Spanja e Portugalia, mund te dalin nga kriza aktuale ne vitin 2013, nëse përmbushin reformat e njoftuara paraprakisht.
Këto janë parashikimet e agjencisë të njohur të vlerësimit Moodys, e cila ka publikuar një raport gjatë ditës së sotme. Raporti evidenton planin e ri të shkurtimeve të Qeverisë Samaras me 13.3 miliardë euro dhe thekson se nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, kriza greke mund të shkojë drejt zgjidhjes përfundimtare brenda katër vjetëve.
Ky parashikim i Moodys është vlerësuar edhe nga agjencia e vlerësimit FITCH, drejtori ekzekutiv i të cilit e ka cilësuar Mario Montin dhe qeverinë aktuale italiane me shumë kredibilitet. Sipas zotit Davit Rilei, Monti është personi që riktheu besimi në ekonominë italiane dhe do të jetë po ai që do ta nxjerrë këtë shtet nga kriza ekonomike.
Një lajm i mirë ky për italianëve dhe jo aq për grekët, të cilët do të duhet që të përballen me masa kursyese dhe shtrënguese edhe për katër vitet e ardhshme. Kuptohet, nëse nuk do të dorëzohen dhe nuk do të dalin nga BE-ja deri atëherë.
