E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Gumi: Tëzbatohet rezolutae PE-së

TIRANë- Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi, kërkoi sot që në respekt të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe vendimeve të gjykatës, të zbatohet në frymë e në gërmë, rezoluta e Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Gumi reagoi ndaj deklaratës së Sekretarit për çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, sipas së cilit, "maxhoranca nuk ka vullnet të zbatojë rezolutën e Parlamentit Europian".
Gumi tha se, "rezoluta e PE-së është e qartë si kristali në kërkesat e saj dhe çdo interpretim partiak është i padobishëm".
"Në zbatim të kërkesave të rezolutës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike është i gatshëm që në çdo kohë të thërrasë Kuvendin", tha Gumi.
Në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, gjatë muajit korrik kryetarët e grupeve parlamentare të maxhorancës dhe opozitës, përkatësisht Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, zhvilluan dy takime mes tyre për gjetjen e një kompromisi lidhur me kërkesat e PS-së për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Takimet e tyre, që ende nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret, vijnë pas rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila kërkon nisjen e dialogut rreth ngritjes së komisionit parlamentar, që do të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, një çështje kjo e shumëdebatuar, që po mban peng prej një viti bashkëpunimin mes dy partive kryesore.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›