Raporti për vendetnë dështim, Shqipëriarenditet e 121-ta
SHBA- Në raportin e vitit 2010 të përpiluar nga Foreing Policy për vendet e botës që kanë dështuar në një sërë fushash Shqipëria lë pas Maqedoninë por kalohet nga Mali i Zi. Vendi ynë futet në grupin e vendeve të konsideruara të qëndrueshme, ndryshe nga Maqedonia që cilësohet si pjesërisht e qëndrueshme.
Shqipëria radhitet në vendin e 121, ndërsa vendi më i dështuar në fushat e analizuara është Somalia që ndodhet në vendin e parë. Sipas “Foreing Policy”, nga vendet Ballkanike, Shqipëria radhitet në vendin e 121, duke qënë në kuotën e vendeve stabël me Kroacinë që është në pozitë më të mirë në vendin e 131, Mali i Zi në vendin e 134, Sllovenia është në vendin më të mirë duke u radhitur në vendin e 156. Serbia e radhitur në vendin e 86 është ndër vendet me stabilitet të rrezikuar, ndërsa Bosnjë-Hercegovina është në grupën e vendeve në rrezik. Megjithatë Shqipëria vazhdon të jetë shumë larg pritshmërisë, duke qenë se vende të tilla si Gana, Trinidad dhe Tobago apo madje edhe Antigua Barbuda qëndrojnë në pozita më favorizuse se vendi ynë.
Në indeksin e këtij viti, analizohen më shumë se 90 mijë burime të mundshme për 177 vende të botës ndërkohë që vëzhgohen me kujdes një serë fushash sic janë flukset e emigrantëve, përkeqësimi i ekonomisë, shkelja e të drejtave të njeriut e deri te kërcënimet për sigurinë. Të marra së bashku të gjithë këto faktorë, tregojnë se nëse një vend është shtet i dështuar apo jo.
Një nga faktorët që e bënë Somalinë të konsiderohet si vendi që ka dështuar në cdo fushë është shkalla e lartë e rrëmbimeve të anijeve në det nga piratët vendas. Pas Somalisë, për nga shkalla e rrezikshmërisë qëndron Cadi në vend të dytë, Sudani në vend të tretë, ndërsa lista e 10 vendeve më të paqëndrueshme mbyllet me Pakistanin.
(e.n/news24/BalkanWeb)