E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi malorpushimet ndryshe mesfreskisë së Bjeshkëve

PUKE- Puka po kthehet cdo ditë e më shumë në një destinacion turistik, jo vetëm për turistët vendas por edhe për ata të huaj.
Të apasionuarit pas malit, ajërit të pastër dhe freskisë si një ndër mundësitë për të kaluar disa ditë pushime, tashmë po udhëtojnë drejt Pukës përmes rrugës që zgjat vetëm dy orë nga Tirana.

Në mjediset e Hotel Turizmit në Pukë këto ditë është e vështirë të gjesh vende për akomodim pasi pushuesit janë të shumtë.
Ajëri i pastër dhe i freskët, klima kuruese, qetësia, mikpritja e banorëve dhe ushqimet e shijshme në qytetin e rrethuar nga pyjet janë disa nga faktorët që tërheqin turistët në Pukë.
Turizmi familjar në të ashtuquajturit hane, bujtina apo shtëpi turistike i jep një tjetër hov zhvillimit të turizmit në qytetin e Pukës.

Rrethi i Pukës tashmë ka nevojë për dorën e shtetit i cili duhet të ndihmojë zhvillimin e turizmit malor. Vetë banorët e Pukës po punojnë fort për ta shndërruar qytetin në një destinacion të turistëve që preferojnë malin për të kaluar ditë të qeta.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›