E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 mënyra përtë larguar stresin

TIRANE- Në botë ka një përqindje të konsiderueshme njerëzish të prekur nga stresi deri në atë masë saqë bëhet i pakontrollueshëm. Të mësosh se si të menaxhosh stresin dhe të eliminosh atë është e rëndësishme që të kesh shëndet të mirë mendor. Nëse nuk trajtohet si duhet stresi shkakton dhimbje të kokës, ngërçet, sulme paniku, sëmundjet e zemrës, dhe shumë dhimbje të tjera të pashpjegueshme në vende të ndryshme të trupit. Ja 5 mënyra të lehta se si të eliminoni stresin nga jeta juaj.

1. Shmangni veset e këqija – Nëse vesi i juaj i keq është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit keq (apo kombinim i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptosh situatën dhe i largon aq më shpejt trupi juaj do të tregojë shenja çlirimi dhe kështu bie edhe niveli i stresit.

2. Qëndro i fokusuar – Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin shpejt e kanë zbuluar se mënyra e thjeshtë se si të jesh në binarë për të ditur çfarë duhet bërë është të përgatitesh listën e gjërave që duhet bërë për çdo ditë. Kjo të ndihmon kundër mungesës së koncentrimit që ke përjetuar së fundi dhe i lejon mendjes të pushojë, duke liruar stresin.

3. Bëj diçka – Atë që janë të prekur nga stresi largohen nga aktivitetet sociale nga turpi. Me fjalë të tjera janë tipa të turpshëm. Kjo nuk është e mirë. Lidhu me shokët e vjetër, cakto ndonjë takim kafeje apo shko në vendin ku ke bërë qejf përpara dhe kënaqu për disa orë. Kjo është shumë e kënaqshme dhe nëse e bën rregullisht, s’është e thënë ta bësh për ditë, mund të zvogëloni nivelet e përgjithshme të stresit!

4. Pastro – E njeh atë ndjenjën që kemi pasi të kemi pastruat shtëpinë poshtë e lartë shumë mirë? Një mënyrë shumë e shpejtë se si të lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim pisllëkun – të pastrojmë. Pastro një dhomë, shtëpi, tavolinën apo çka do qoftë, e kur të përfundosh do të ndjeni lirim të menjëhershëm të stresit.

5. Fokusohuni në pozitiven – Ulu, relaksohu, dhe fokuso tërë energjinë e mendjes në atë se çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendon se e tërë bota është kundër teje, por për shumë nga ju që e lexoni këtë, ndoshta ka edhe shumë gjëra të mira që po ju ndodhin në jetë në të cilat mund të koncentroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund të shërojë në shumë aspekte. Mëso si ta përdorësh. Stresi mund të jetë tejet i dëmshëm për shëndetin tuaj.
(e.n/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›