E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opsione të rejanë Twitter

SHBA- Rrjeti më i njohur në botë për mikro-blogje, Twitter, në faqen e saj ka inkuadruar edhe një karakteristikë të re e cila i ndihmon njerëzit të gjejnë më lehtë personat e tjerë, me të cilët ata kanë preferenca ose interesa të ngjashme.

Përveç kësaj, Twitter ofron edhe më shumë risi. Gjatë javës së kaluar, Twitter ka shtuar disa karakteristika interesante në faqen e saj, ndërsa njëra prej tyre quhet "Suggestions for You“, e cila bazohet në një algoritëm i cili është zhvilluar nga ekipi për strategjinë e faqes. Me këtë opsion, sugjerimet funksionojnë duke u bazuar në disa faktorë.

Përdoruesit e Tëitter mund të përdorin këtë karakteristikë në kuadër të opsionit “Find People”. Për më shumë, në anën e majtë të faqes, Twitter gjithashtu ka shtuar edhe seksionin “Who to Follow”. Kjo pjesë përmban njerëz ose organizata të cilat mund të zgjojnë interesimin e masës së njerëzve, në përgjithësi.
(e.n/BalkanWeb)
Lidhje te tjera BalkanWeb ne Twitter

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›