Kriza, Italia do të mbikëqyret nga KE dhe FMN
Përparimi i bërë nga Italia në rrugën e reformave dhe atë të korrigjimit të llogarive publike do të monitorohet jo vetëm nga Komisioni Europian, por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Këtë e pohojnë kancelarja gjermane Anxhela Merkel dhe presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, ndërsa samiti i G 20 vijon ende.
Kancelarja gjemane e ka vlerësuar se do të ishte pozitive ndjekja e përparimit të Italisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, gjë që duhet të bëhet në bazë të përditësimeve tremujore.
Ndërsa numri një i KE, Hose Manuel Barroso, ka saktësuar se ka qenë vetë Italia ajo që i ka kërkuar FMN-së një mbikëqyrje të hapave që do të ndërmarrë në kuadër të reformës.