Rama: Sot Shqipëria ka hapur derën për plehrat e komshinjve. Nesër do jetë vonë
Share
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar sërish gjatë ditës së sotme në lidhje me kalimin e ligjit në Kuvend nga ana e mazhorancës, për importin e plehrave në Shqipëri.
Sipas Ramës, Sot Shqipëria është si një shtëpi që ka hapur derën për të mbledhur plehrat e komshinjve. Nesër do jetë shumë vonë!
Një ditë më parë Rama u shpreh se të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve…, ndërsa theksoi se Berisha po bën të njëjtën gjë me Shqipërinë, siç bëri kryeministri i Somalisë, kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash.