E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza Joe Biden viziton Athinen

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden  do të vizitojë Athinën për t’u takuar me me kryeministrin Jorgos Papandreu. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë e cila bën të ditur se numri dy i Shteteve të Bashkuara do të qëndrojë në Athinë më 5 dhjetor.

Për zyrtarët grekë, vizita e Biden thekson interesin e lartë të Shteteve të Bashkuara për situatën  aktuale në Greqi e  për zgjidhjen e çështjes së borxhit. Vetëm pak muaj më parë autoritetet e Athinës u takuan me sekretaren e shtetit  Hillary Clinton.  Në shtypin vendas janë publikuar artikuj ku është theksuar presioni që Barack Obama ka ushtruar presion  ndaj kancelares gjermane Angela Merkel për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës së borxhit që po trondit gjithë Europën.

Orët e fundit madje presidenti amerikan ka pasur edhe një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Nicolas Sarkozy. Qarqet diplomatike greke theksojne se kjo vizitë çon një mesazh stabiliteti ndaj tregjeve financiare, e zbritja e Joe Biden në Athinë, konsiderohet si një votë besimi ndaj Greqisë dhe rolit që ajo mund të luajë, në rajonin e Mesdheut, Ballkanit dhe në BE, megjithë problemet e mëdha me të cilat përballet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›