Forcat ajrore qeveria italiane jep 1 milione euro

1 milon euro është investimi i qeverisë italiane për të kontribuar në modernizimin e Forcave Ajrore Shqiptare dhe përafrimin e saj me standartet e ushtrive të vendeve të NATO-s.Në ceremoninë e përurimit në regjimentin e helikopterëve në Farkë, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, vlerësoi kontributin e dhënë dhe njoftoi se Forcat e Armatosura janë të afta për standartet e NATO-s.
"I gjithë ky investim padyshim që rrit kapacitetet tona, bën të mundur që edhe flota jonë ajrore të jetë në operacione dhe në të njëjtat standarte me ato të NATO-s, që përballojnë detyra të mëdha dhe të vështira si ato që ka përballuar përgjatë dy emergjencave, por edhe më tepër. Modernizimi i flotës ajtrore është një detyrë themelore e modernizimit të forcave tona të armatosura. është padyshim pjesa më e kushtueshme e këtij programi. Megjithatë qeveria shqiptare është e vendosur për të shkuar deri në fund dhe ne po bëjmë gjithçka për ta realizuar këtë objektiv", tha Imami.
Ministri Imami njoftoi se modernizimi i flotës ajrore është detyrë themelore dhe është pjesa më e kushtueshme e investimeve në ushtrine shqiptare. Modernizimi i Flotës Ajrore, me donacione të vendeve anëtare të NATO-s, është detyrimi që rrjedh nga anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Denada Shkodrani