Serbët bllokadë KFOR-it, EULEX: Vuçiniç u arrestua gabimisht
Kosovë- Ende pa mbushur 48 orë nga arrestimi është liruar serbi Radisha Vuçiniç, i dyshuari për vrasjen e policit kosovar Enver Zyberi. Pasi sipas EULEX ai u arrestua gabimisht dy ditë më parë në Çabër të Kosovës.
EULEX bëri me dije se sëbashku më policinë e Kosovës kishin arrestuar gabimisht Vucinic-in gjatë kohës kur ai ishte në një zyrë për të rregulluar dokumentet e identifikimit.
Një ditë më parë në shenjë proteste serbët e Zupcit bllokuan kalimin e një autokolone të KFOR-it dhe EULEX-it. Dhe në rast se situata nuk sqarohej serbët paralajmëruan se do të bllokonin rrugën Mitrovice-Ribaric.
Me 25 korrik të 2011-ës mbeti i vrarë polici i forcave speciale të Kosovës, Enver Zyberi gjatë përpjekjes për të vendosur rendin në pikëkalimet 1 dhe 31. Ndërkaq ende sot vrasësi i Zyberit nuk është zbuluar nga autoritet e Kosovës dhe as nga EULEX.
Shkrime të tjera me interes:
- Dhuna- Mosveprimi i EULEX, “në majë të hundës” KFOR-it Prishtinë- Mosmarrja e masave nga ana e EULEX-it për arrestimin...
- Kosovë- Vrasja e policit në 2011-ën, arrestohet një i dyshuar Kosovë- Një person është arrestuar nga policia e EULEX-it pasi...
- Çlirimii Mitrovicës, serbët luftojnë me gurë kundër KFOR-it Mitrovicë – Serbët nuk e kanë respektuar vendimin e KFOR-it...