E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve, Meta: Gati të përballemi me cdo akuzë

TIRANE-  “Shqipëria është e gatshme të përballet me cdo pretendim për trafikun e organeve në vendin tonë” deklaroi numri dy i qeverisë shqiptare Ilir Meta, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Ndërsa konsideroi si te pabaza pretendimet e ish Kryeprokurores së Hagës për trafik organesh të ushtarëve serbë në veri të vendit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Meta theksoi se qeveria shqiptare është e interesuar te cojë këtë cështje deri në fund duke mbyllur njëherë e mirë kapitullin e pretendimeve se në Shqipëri janë kryer krime kundër njerëzimit.

“Shqipëria ka vullnet të plotë për të cuar deri në fund cdo hetim të Gjykatës së Hagës për pretendimet e Karla del Pontes , të cilat nuk qendrojnë, por ne kemi theksuar se Shqipëria është e hapur, si vend anëtar i NATO-s, i Kombeve të Bahskuara dhe KE-së për të bashkëpunuar me institucionet ndërkombëtare për pretendimet që sipas nesh nuk qëndrojnë” u shpreh Meta duke folur nga Beogradi per VOA-n.

Ndërsa konsideroi shumë të ngrohtë pritjen në Luginën e Preshevës , zv.kryeministri Meta u shpreh se mosmarrëveshjet me Serbinë të lidhura me pavarësinë e Kosovës nuk përbëjnë pengesë për marëdhënie të mira me Serbinë.
“Shqiperia dhe Serbia si dy vende të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin kanë një projekt të përbashkët që është anëtarësimi në BE. Vetëm kur i gjithë rajoni, së bashku me Kosovën, do të bashkëpunojnë, atëherë do të ketë paqe dhe prosperitet për rajonin. Ne kemi pasur mosmarrëveshje të qarta për Kosovën, por besoj se e ardhmja e saj është integrimi në BE”, deklaroi Meta.

Zv.Kryeministri, njëherësh dhe Ministër i jJashtëm , Ilir Meta ndodhet prej ditës së djeshme në një vizitë zyrtare në Serbi. Takimin e parë, të tij, në Beograd, Meta e ka zhvilluar me Presidentin Boris Tadiç. Meta vuri në dukje edhe gjatë deklaratës se në të gjitha takimet ka diskutuar për “një epokë të re në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë”. “Unë e konsideroj si një moment historik për stabilitetin në rajon, një bashkëpunim të përmirësuar në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të mirën e të dy vendeve”, u shpreh Meta.
Ministri i jashtëm shqiptar, Ilir Meta vlerësoi dje, figurën e ish-kryeministrit të vrarë serb, Zoran Xhinxhiç. I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, bashkë me bashkëshorten e ish-kryeministrit serb Ruzhica Xhinxhiç, Meta bëri homazhe, të cilat përkojnë edhe me 7 vjetorin e vrasjes. “ 
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›