Kriza, PS: Qeveria shurdhe
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar ashpër sot ndaj qeverisë, që sipas tij nuk po reagon dhe po fsheh krizën ekonomike në vend. Deklaratat e kreut socialist, erdhën pas këshillave që dha një ditë më parë FMN-ja në Tiranë, mbi masat që duhet të merret në këtë drejtim. “I bëj apel kryeministri që të mos e çojë vendin në qorrsokak, duke bërë shurdhin ndaj alarmit të Fondit Monetar Ndërkombëtar”-theksoi Rama në konferencën për shtyp, duke nënvizuar se kjo është një çështje e të gjithë shqiptarëve.
Ai theksoi se qeveria shqiptare nuk duhet të përsëris gabimin e vitit 1996, që nuk u dëgjoi kambanat e FMN-së, duke e çuar vendin në krizë të thellë. Rama tha se kriza po rrënon biznesin, ndërsa do të rritet numri i të varfërve dhe të pa punëve, ndaj sipas tij qeveria duhet të marrë masa, duke mos goditur të ardhurat e biznesit siç po bën tani.
“I bëj apel kryeministrit për të mos rrënuar themelet e shtetit të gjithëve, për interesat e disave”-tha më tej kreu i partisë më të madhe në opozitë, duke shtuar se “Ne nuk duam thellimin e krizës, për të thelluar avantazhin elektoral”.