E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Po përdoret policia

Tiranë -Partia Socialiste ka deklaruar sot se policia po ndërmerr masa dhe veprime jo të qarta kushtetuese. Në një konferencë për shtyp, anëtari i asamblesë kombëtare në PS, ish-ministri i Brendshëm Ilir Gjoni theksoi se policia ka trokitur në dyert e qytetarëve duke kërkuar të dhëna dhe informacion lidhur me emigrantët shqiptarë.

“Ky veprim nga ana e strukturave të policisë të urdhëruara nga eprorët e politizuar përveçse bie ndesh me misionin dhe funksionet e Policisë së Shtetit); përveç faktit që është një veprim aspak transparent dhe qe lidhet direkt me situatën parazgjedhore dhe listat e zgjedhësve e pajisjen e shtetasve me karta identiteti, përbën një sinjal të qartë të një skenari në fermentim për mundësinë e keqpërdorimit të policisë së shtetit në funksion të partisë në pushtet me synim manipulimin e të dhënave sa i përket listave të zgjedhësve dhe numrit të shtetasve të pajisur me letërnjoftime elektronike”-theksoi Gjoni nga selia rozë.

Në emër të Parisë Socialiste, ai u ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të mos bien preh e presioneve antiligjore të shefave politikë, por të respektojnë ligjet e vendit dhe statusin e paanësisë politike të trupës së policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›