Berisha:Karta falas për komunitetin romë

Kryeministri Berisha u shpreh sot se kartat e identitetit do të jenë falas për komunitetin e romëve. Sipas Berishës duhet një bashkëpunim me këtë komunitet për procesin e regjistrimit të tyre me të dhëna të sakta gjë që do të ndihmojë në pajisen me kartat e identitetit. Gjithashtu Berisha shtoi se qeveria do të ndjekë një politikë për strehimin, punësimin dhe shkollimin e këtij komuniteti duke akorduar fonde për projekte që nxisin integrimin e tyre në shoqëri. Berisha mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve