Bagdadi tronditet sërish nga shpërthimet
Bagdad - Ministria irakiane e Mbrojtjes njofton se të paktën shtatë persona mbetën të vdekur dhe 23 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në kryeqytetin Bagdad. Bomba njoftohet se shpërtheu pranë mauzoleut “Musa Kasem” në lagjen shite Kazamiyah.
Mes të vrarëve ka gra dhe fëmijë, të cilët ndodheshin pranë mauzoleut shit, që mban emrin e imamit të shtatë të këtij sekti. Bagdadi ditët e fundit po goditet rëndë nga shpërthimet e kryera nga ekstremistët.