E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime të përziera pas deklaratës së Riki Martinit se është gay

Autori i Lajmit: Redaksia

SHBA - Zërat se këngëtari portorikan ishte gay kanë sjellë dhe reagimet e para të fansave, duke nisur që nga indiferenca deri tek mbështetja. Në një deklaratë të postuar në gjuhën angleze dhe spanjolle në uebsajtin e tij personal, Riki pranoi se ndihet i bekuar që është gay. Zërat se Riki Martin ishte gay qarkullonin prej kohësh, por tani një prej këngëtarëve më sensualë të botës ka deklaruar homoseksualitetin e tij. Ylli portorikan është krenar dhe shprehet se ka qenë një proces shumë intensiv dhe i dhimbshëm, por në fund ndjeu çlirim. "Ndihem i bekuar për atë që jam", - thotë Martin. Riki është baba i dy binjakëve, Valentino dhe Matteo, të cilët erdhën në jetë falë një fekondimi in vitro në një mitër me qira! Hitet e Martinit përfshijnë këngë si ”Living La Vida Loca”, “She Bangs” dhe "Finally!" – shkruante blogeri amerikan i personave të famshëm, Perez Hilton, duke ripostuar në faqen e tij deklaratën e Martinit. “Ne jemi shumë të lumtur për ty, Riki”, shkruhet në blogun e tij. “Bravo Riki!" thuhej në një faqe të revistës britanike “Heat”, ku përshëndetej vendimi i tij për të thënë diçka që bota tashmë e kishte mësuar prej kohësh. Shoqata e gejve dhe lesbikeve kundër shpifjeve e uroi gjithashtu këngëtarin për sinqeritetin e tij. Lajmërimi tha presidenti i kësaj shoqate, Jarrett Barrios, mund të sjellë dhe një ndryshim të perceptimit të ardhshëm të personave me devijanca seksuale në SHBA, Amerikën Latine dhe kudo tjetër në botë. Ndërkohë, revista e homoseksualëve, “Attitude”, pranoi se deklarata e Martinit “mund të mos ketë qenë deklarata më surprizuese për çdokënd në botë”. “Po, - shkruante “Attitude”, - një deklarimi tillë ishte personal për këdo dhe mbase këngëtarit i është dashur të marrë parasysh pengesat e kontraktorëve të tij komercialë”.

Ky lajm është publikuar: 31/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›