Kriza, PS protestoi sot bashkë me banorët ne Kodër Kamez
TIRANE-Protestat e opozitës kanë vijuar paraditen e sotme në Kodër Kamëz, të Tiranës. Banorët e kësaj zone kanë ngritur shqetësime për koston e lartë të jetesës, rritjen e faturave të dritave, për ujin e pijshëm për të cilën ju ishte premtuar se do të kishte 24 orë ujë si dhe rritjen e përditshme dhe të papërballueshme të çmimeve. Protesta e banorëve u mbështet nga deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle.
“Sot Partia Socialiste është në krye të protestuesve në mbarë Shqipërinë nga Tropoja deri në Konispol, nga Vlora në Shkodër, nga Kukësi në Durrës, nga Berati në Korçë e kudo. Ne sot këtu vijmë për ti thënë Berishës hap kutitë ose largohu dhe ndal rrënimit ekonomik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, sepse është e drejta jonë të protestojmë”.
Sipas Dokles, sot është e drejta e gjithkujt të protestojë kur i grabit qeveria. “ Kur qeveria vjedh është e drejta jonë ti themi që është qeveri hajdute... Për këtë janë mbledhur banorët sot këtu dhe për të gjitha problemet dhe hallet që ata kanë, qoftë punësimi, qoftë dritat dhe uji, qoftë rritja e çmimeve në mënyrë skandaloze, madje nuk u mjaftojnë vetëm rritja e çmimeve, por me faturat e energjisë elektrike po bëhet një batërdi për qytetarët e Laparakës, për qytetarët e Kamzës dhe për qytetarët e gjithë Shqipërisë”.
Dokle më pas përsëriti kërkesën për hapjene e kutive si dhe thirrjen për të protestuar më 30 Prill në protestën e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” .
“Të hapen kutitë, sepse duke hapur kutitë hapet e drejta dhe hapet rruga e zhvillimit të Shqipërisë. Po kështu ka me dhjetëra e me dhjetëra qytetarë dhe prandaj këta janë mbledhur këtu për ti thënë Sali Berishës hap kutitë, por hap edhe rubinetin e ujit, sepse ka premtuar se për këtë lagje do të ketë 24 orë ujë dhe uji akoma nuk ka pikuar këtu. Ju bëj thirrje të gjithëve që më 30 prill bashkë me gjithë Shqipërinë të mblidhemi në bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar”.
(d.b/BalkanWeb)