E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Krizë në Greqi, emigrantët të sjellin kapitalet në atdhe

TIRANE-Emigrantët shqiptar të vlerësojnë sa më shpejt mundësinë e zhvendosjes së kapitaleve të tyre nga sistemi grek për në sistemin bankar shqiptar. Ky është sugjerimi që vjen nga Konfindustria nëpërmjet një deklarate për shtyp të Administrator i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku, pas lajmeve te fundit për shenjat e tronditjes së sistemit bankar në shtetin helen.

“Emigrantët shqiptare kanë të gjitha mundësitë, që kapitalet dhe njohuritë e përfituara ti përdorin me efektivitet në atdheun e tyre ku nevojat janë të mëdha. Përmendim, se vetem defiçiti tregtar i Shqipërisë në sektorin bujqësor dhe agro-ushqimor, ku një pjesë mjaft e madhe e emigrantëve shqiptare punojnë në Greqi, është mbi 500 milion euro ne vit, duke krijuar kushte mjaft të mira për investime”,- thuhet ne nje deklarate per shtyp te Konfidustrise
Gjithashtu, duke marr shkak nga përballja e mundshme e ekonomisë së Shqipërisë me pasojat e krizës së rëndë ekonomike dhe financiare në Greqi, Konfindustria i kërkon institucioneve shtetërore të ndalin sa më shpejt dhe me çdo kusht daljen e paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare.
Konfindustria mendon, se nëse ndërmerren një sërë veprimesh institucionale dhe ligjore, është plotësisht e mundur, që ekonomia shqiptare jo vetëm të mos preket rëndë nga kriza në Greqi, por edhe të përfitoj ndjeshëm në afatgjatë në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›