Zjarr në shtëpi, digjet i gjallë 70 vjecari
SHKODER-Një 70 vjecar ka gjetur vdekjen brenda në banesën e cila është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen "Perlat Rexhepi“ të qytetit të Shkodrës si pasojë e një shpërthimi bombole gazi. Viktima Cezar Celi rreth 70 vjec i sëmurë në shtrat, jetonte së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën. “Në momentin kur ka rënë zjarri u përpoqëm të mund të shpëtonin pajisjet elektroshtëpiake dhe dokumenta identifikimi dhe kur u kthyem për të nxjerrë nga banesa babanë, shtëpia u përfshi e tëra nga flakët dhe tavani u shemb” ka treguar për NEWS24 bashkëshortja e viktimës. Nga flakët ka mundur të shpëtojë dhe vajza e ciftit.
Bashkëshortja e Celit dhe vajza tentuan ta shpëtojnë 70 vjecarin por fqinjët i ndaluan pasi banesa ishte drejt shembjes. Ka qënë pikërisht tavani i dhomës ku qëndronte 70 vjecari i sëmurë që u shemb fillimisht dhe më pas gjithë banesa.
Mësohet se vdekja e 70 vjecarit ka ardhur si pasojë e djegies së trupit të 70 vjecarit nga flakët.
Policia po heton për për shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit.
Vdekja e 70 vjecarit nga flakët është rasti i tretë që shënohet në këtë lagje brenda një viti. Për shkak të rrugicës së ngushtë ku zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë në kohë, kanë gjetur vdekjen 8 dhe 6 mauj më parë dy persona të tjerë të moshës së tretë. Viktimat kanë qënë sëmurë në shtrat në momentet që banesat janë përfshirë nga flakët.
(d.b/BalkanWeb)