Zgjedhjet në Istog, arrestime në Banjë, KQZ: Procesi i rregullt
ISTOG-Komisioni Qendrore Zgjedhor ka bërë të ditur se dalja e qytetarëve të Istogut në vendvotime deri në orën 15:30 ka qenë 27.63 për qind.
“Procesi zgjedhor në komunën e Istogut përgjithësisht po shkon në rregull, ka pasur vetëm një incident që nuk ka ndikuar në procesin zgjedhor”, ka deklaruar Florian Dushi, kryesues i përkohshëm i KQZ-së.
Gjatë paradites u njoftua se në Banjë të Istogut kishte ndodhur një incident dhe se për këtë arsye policia kishte arrestuar 8 veta.
Policia e Kosovës ka arrestuar së paku tetë persona në qendrën e votimit në fshatin Banjë të Istogut. Dëshmitarët thanë për Kosovapress se arrestimet janë kryer pasi shumë persona kanë ardhur nga komunat tjera dhe kanë tentuar të hyjnë në vendvotime dhe kanë shkaktuar telashe në procesin zgjedhor.
Zgjedhjet në Istog kishin si qëllim zgjedhjen e kryetarit të komunës së Istogut.
Zgjedhjet në komunën e Istogut mbahen pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati. Të drejtë vote patën 39. 307 qytetarë. Procesi i votimit u përcoll nga 589 vëzhgues.
Kandidatët që garojnë për të parin e komunës së Istogut ishin Shasivar Haxhijaj (PDK), Haki Rugova (LDK), Muhamet Shatri (AAK), Ismet Mulaj (AKR) dhe Rifat Osmani (LDD).
(d.b/BalkanWeb)