E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, PS vendos sot për bojkotin në Kuvend

TIRANE-Partia Socialiste vendos sot rreth bojkotit të parlamentit. Selia rozë ka bërë të ditur se sot pasdite do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar ku do të vendoset pikërisht rreth qëndrimit të Partisë Socialiste për Kuvendin.
Mbledhja vjen menjeherë pas përfundimit të misionit të KiE si dhe vizites se Kryetari i Grupit socialist të Parlamentit Europian, Hannes Svoboda në selinë e roze ku u takua me liderin e opozites Edi Rama. Pikërisht vizita e nën kryetarit të Grupit Socialist në Parlamentin Europian me ftesë të Partisë socialistë duket ka ndezur dritën jeshile për zgjidhjen e mundshme të situatës. Svoboda tha se zgjidhja e duhur është cuarja në Komisionin e Venecias të objektit te hetimit te zgjedhjeve nga Keshilli i Europes, propozim i cili eshte mbeshtetur nga ama. Zyrtari i parlamentit europain tha se paralel me kete PS duhet të hyje ne Kuvend.

Mbledhja e grupit socialist është vendosur në oren 18:00 pasdite nderkohe që seanca e radhes e Kuvendit eshte nesër në orën 17:00.
Gjithsesi mbetet për të parë se cili do te jete qendrimi i socialiste ne mbledhjen e sotme.

KiE dje u apeloi forcave politike në vend të rivendosin dialogun politik. KiE I bëri PS të kthehet në Kuvend, kurse qeverisë të nis ëtë hetojë zgjedhjet sipas dispozitave kushtetuese në vend.
Vetem pak pas minuta pas përfundimit të misionit të KiE në Tiranë lideri i opozites Rama tha se e vetmja zgjiidhje per krizes ishte hapja e kutive. Po dje Berisha duke përshëndetur deklaratën e KiE ftoi Ramën të ngrejnë Komisionin Hetimor për hetimin e zgjedhjeve por pa përmendur kutitë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›