E Diel, 1 Nëntor 2026

Nimic: Eshte koha të tejkalojmë problemin e emrit

SHKUP- “Besoj se tani është koha e përshtatshme që të tejkalojmë problemin për emrin”, tha në Shkup ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Nimic është takuar gjatë vizitës në Shkup me drejtuesit më të lartë të vendit. Ai theksoi se ka parë “një dëshirë të fuqishme që të zgjidhet problemi i emrit”.

“Pata bisedime intensive për çështjen e emrit. Pash një ndjenjë mjaft të fuqishme dhe dëshirë që të zgjidhet problemi. Shpresoj se në bazë të bisedimeve këtu dhe në Athinë do ta intesifikojmë procesin i cili ishte argëtues në muajt e fundit dhe të shohim nëse ka gjasa për zgjidhjen e çështjes për emrin e cila po zgjat shumë gjatë në axhendën ndërkombëtare” tha Nimic.

Ndërmjetësuesi i OKB-së theksoi se dukshëm pozicionet janë të ndryshme dhe janë të nevojshme përpjekje nga të dyja palët që të arrihet deri te pozicioni i përbashkët. "Do të shoh se si është situata në Athinë dhe do të shikojmë se çka më tutje", vazhdoi Nimic.

Ai shtoi se shpreson që pas vizitës në Athinë të “intensifikohet procesi, dhe që kishte ngecur muajve të fundit dhe të arrihet një zgjidhje” .
Nimic ndodhet në Maqedoni që prej ditës së djeshme dhe ka zhvilluar takime me presidentin dhe ministrin e jashtëm maqedonas.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›