Shkoder,Basha: Situata e rrezikshme, banoret te evakuohen
SHKODËR-Ne zonen e Nenshkodres jane rikthyer permbytjet pas rritjes se nivelit të ujrave të lumenjeve Kir, Bunë dhe Gjadër, si dhe nga reshjet e dendura të shiut të diteve te fundit
Shtohen siperfaqet e tokes ne uje, ne Darragjat nis evakuimi
“Banorët kanë nisur të evakuojnë gjënë e gjallë. Vetë ministri i Brendshëm Lulzim Basha u ka bërë thirrje banorëve të Darragjatit, fshat i kësaj komune që të evakuohen”- deklaroi korrespondetja e NEWS24 Eljona Kodra në një lidhje telefonike të orës 11.30 minuta.
Problematikë është dhe fshati Ashtë, ku 11 shtëpi rrezikojnë nga gërryerja e tokës për shkak të derdhjes së lumit Kir.
Në fshatin Obot, prej dy ditësh rruga që të con në fshat është e bllokuar. Edhe në fshatin Kuc, është rritur prezenca e ujit dhe ka mbërritur pranë oborreve të banesave. Fryrja e lumit Drin ka bërë që uji të dalë në aksin që hyn në fshatin Rrenz të Komunës Gur i Zi. Mësohet se në këtë zonë automjetet kalojnë me vështirësi, madje ka dhe nga ato që ngecin në mes të rrugës pasi uji hyn në motorin e makinës.
NEWS24 informon duke iu referuar burimeve brenda hidrocentralit të Vaut të Dejës shkarkimet do të rritet pasi prurjet po arrijnë kuotën maksimale që ka ky hidrocentral. Per momentin nuk mund te flitet per nje permbytje te lagjeve periferike te Shkodres.
Basha: Situata e precipituar dhe e rrezikshme
“Situatë e precipituar dhe e rrezikshme”- ka vlerësuar minstri i Brendshëm situatën në veriperëndim të Shqipërisë pas rritjes se nivelit të ujrave të lumenjeve nga reshjet e ditëve të fundit.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, mbërriti në Shkodër, orët e para të mëngjesit të sotëm, për të inspektuar situatën e krijuar në këtë qark. Problematikë mbetet komuna e Dajcit ku në fshatin Darragjat e cila rrezikon të përkeqësohet nëse dëmtohet argjinatura dhe e tërë komuna mund të përjetojë përmbytjen e fillim janarit.
“Evidentimi i menjëhershëm i zonave që rrezikohen nga rritja e vazhdueshme e prurjeve, dhe evakuimi i banorëve në këto zona. Marrja e masave për strehimin e banorëve. Riparimi dhe mbajtja në gjendje funksionale e argjinaturës në ato pjesë ku rrezikohet. “- deklaroi Basha
Ministria ka urdhëruar ngritjen e tre kampingjeve, në Pemtar, dhe në Sukth të Dajcit si dhe në Bërdicë për strehimin e personave si dhe të bagëtive të lokaliteteve më të rrezikuara sic është Darragjati.
Po kështu është urdhëruar vënia në funksionim e planit të masave me transportin ujor për ardhjen në ndihmë të banorëve të fshatit Obot në komunën Ana e Malit si dhe nisja e procedurave të evakuimit të banorëve dhe gjësë së gjallë në të gjithë pjesën e rrezikuar nga ky nivel dhe niveli i pritshëm i Bunës dhe i Drinit.
Ministri Basha informoi se në Daragjat është dislokuar një togë e forcave të armatosura e cila po ndihmon në riparimin e argjinaturës e cila është vulnerabël.
Në fillim të këtij viti zona e Shkodrës u përmbyt pas reshjeve të shumta që i detyruan autoritetet të hapnin edhe portat e liqeneve të hidrocentraleve të kaskadës së Lumit Drin. Bilanci ishte 11 mijë hektarë tokë dhe 2500 shtëpi të përmbytura. Mbi 5000 familje u evakuan.
Opozita akuzoi qeverinë për paaftësi, ndërsa qeveria deklaroi se bëhej fjalë për një fatkeqësi natyrore.
(s.g/BalkanWeb)