Tiranë, vetëvritet me ciften e burrit53 vjecarja
TIRANE- Një 53 vjeçare nga Tirana është vetëvrarë sot paradite me një armë gjahu, të cilën e mbante me leje bashkëshorti i saj. Policia thotë se vrasja ndodhi rreth orës 09.45, në rrugën "Todi Shkurti", në Tiranë, në banesën e shtetases Luljeta Koldashi.
Nga hetimet e kryera në vendngjarje rezultoi se shtetësja Koldashi ka qëlluar veten me armën e gjahut të bashkëshortit të saj.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën, një gëzhojë me kapsollë të plasur, si dhe tre copa metalike të deformuara, të cilat i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(s.g/atsh/BalkanWeb)