E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Topalli të japëshpjegime për pasurinëe saj

TIRANë- Partia Socialiste kërkoi sot nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që të japë shpjegime publike për pasurinë e saj.

"Jozefina Topallit të dalë publikisht e të shpjegojë sesi ka mundësi që gjatë vitit të shkuar, kur shqiptarët varfëroheshin nga kriza ekonomike, ajo e ka shtuar pasurinë e saj me 33 milionë lekë vetëm nga të ardhurat si kryetare e Kuvendit", deklaroi sot për mediat deputetja e PS-së, Shega Ligori.

Sipas saj, "spikerja e Kuvendit jo vetëm që nuk dëshiron të bëjë transparencë, por nuk ka as guximin të dalë publikisht e të japë llogari përpara shqiptarëve sesi po pasurohet me taksat e tyre".

Akuzat e sotme të deputetes Ligori për pasurinë e kryetares Topalli pasojnë ato të një dite më parë. Ndaj tyre, administrata e Kuvendit reagoi përmes një deklarate ku shprehet se "është e hapur t'i japë kujtdo shpjegime për çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion".
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›