E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes Arqile BotiTopi: Vlerësim përkontributin në mjekësi

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, shprehu sot ngushëllimet familjes Boti për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur popullor e të përkushtuar në profesionin e tij. Arqile Boti vdiq dje në moshën 71 vjecare pas një sëmundjeje të gjatë e të pashërueshme. Ai u bë i njohur në vend për praktikimin e mjekësisë alternative.

"Puna e tij e palodhur dhjetëravjeçare, kontributi në fushën e mjekësisë alternative dhe atë moderne, humanizmi dhe arritjet e tij mjekësore e shkencore, do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën tonë dhe të të gjithë njerëzve që patën rastin ta njohin nga afër dhe të ndiejnë përkujdesjen e ndihmesën e pashembullt të Doktor Arqilesë", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Topi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›