E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, kapet naftë dhe armë kontrabandë

Dogana e Kosovës ka zbuluar e më pas konfiskuar municion dhe naftë kontrabandë në dy pika kufitare, në atë me Shqipërinë në Qafë të Morinës dhe në veri të Mitrovicës. Sipas policisë, njësitet anti-kontrabandë gjatë kontrollit në një furgon me targa të Kosovës kanë gjetur 540 copë fishekë të kalibrit 7.62.

Ndërsa në doganën në Veri të Mitrovicës, autoritetet doganore kanë ndaluar një tjetër furgon, në të cilin u zbuluan 1040 litra naftë kontrabandë. Në komunikatën e lëshuar nga Doganat e Kosovës, theksohet gjithashtu se njësitet anti-kontrabandë po ndërmarrin aksione të vazhdueshme për kontrollin kufirit si dhe të tregut të brendshëm, me qëllim ndalimin e mallrave të ndaluara dhe atyre kontrabandë.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›