E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, arrestohet një shqiptar, akuzohet për terrorizëm

Një qytetar shqiptar nga Mitrovica është arrestuar nga policia e Kosovës si i dyshuar për mbështetje të terrorizimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas EULEX-it, “shqiptari u arrestua pas kërkesës për ekstradim nga autoritetet amerikane. Gjithashtu sipas kërkesës, Policia e Kosovës ka bërë edhe bastisjen e një shtëpie. Në njoftimin e EULEX-it thuhet se “Prokurori publik i Shteteve të Bashkuara për Qarkun Lindor të Karolinës së Veriut e ka akuzuar të pandehurin për dy vepra: sigurimi i përkrahjes ose resurseve materiale për terroristë, përkrahje për terrorizëm dhe planifikim të vrasjes, rrëmbimit, gjymtimit, ose lëndimit të personave apo dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj”.

Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët akuzohen për mbështetje të terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para tre vjetësh, autoritetet amerikane arrestuan tre vëllezërit Duka nga Dibra e Maqedonisë, të cilët bashkë me tre persona të tjerë, akuzoheshin se kishin në plan të hynin në bazën e Fort Diksit dhe të vrisnin sa më shumë ushtarë me armë automatike. Gjykata e Kamdenit ne Nju Xhersi i dënoi më pas tre vëllezërit Duka me burgim të përjetshëm.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›