E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, SHBA: Palët në politike pa vullnet për zgjidhje

TIRANE-Zv/ndihmes sekretari i shtetit amerikan, Thomas Countryman vlerëson se klasa politike e një vendi anëtar të NATO-s, si Shqipëria duhet të dëshmojë aftësi se di të bëjë zgjedhje transparente dhe të zgjidhë ngërcet politike që mbi të gjitha dëmtojnë qytetarët sesa vetë politikën.

Në një intervistë për sesionin në shqip, BBC, Countryman duke iu referuar Shqipëria tha se ka dijeni për situatën në këtë vend dhe se ngërci politik i tejzgjatur, të vetmit të dëmtuar janë qytetarët. “Kjo është porosia jonë e përditshme për të dyja palët. Nga ngërçi aktual politik ndërmjet dy partive kryesore në Shqipëri nuk pëfitojnë qytetarët e këtij vendi”.

Në këtë pikë, Zv/ndihmes sekretari i shtetit vlerëson ssi vend anëtar i NATO, Shqipëria duhet ta kishte zgjidhur me kohë krizën dhe këtë ta bëjë para zgjedhjeve lokale që priten në Maj, duke apelur që zgjedhjet të jenë të drejta.

“Si vend anëtar i NATO-s me aspirata të bëhet anëtare e BE-së, Shqipëria duhet të zhvillojë aftësitë për kompromise ndërmjet partive kryesore dhe aftësitë për të zhvilluar zgjedhje të drejta dhe transparente, flas për zgjedhjet lokale që do të mbahen në pranverë.
Bashkësia ndërkombëtare nuk po tërhiqet, por Shqipëria nuk është një protektorat. Është anëtare e NATO-s. Ajo thotë se është e gatshme për anëtarësim në BE. Nëse është kështu, nuk mund të pritet ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur problemet të cilat udhëheqësit politikë nuk kanë patur vullnet t'i zgjidhin”.

Countryman më tej thekson se palët politike gjatë tërë kësaj kohe kanë dëshmuar se kanë qënë të paafta për të dëshmuar cfarë u kanë kërkuar ndërkombëtarët.
“Ata duhet të tregojnë se të gjitha palët janë të afta për të marrë pjesë me përgjegjësi në jetën politike në vend. Fatkeqësisht, ne nuk e kemi parë këtë në muajt e fundit”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›