E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Ruci: Berisha nuk e "varros" dot 28 Qershorin

TIRANE-Kreu i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruci në një bashkëbisedim me gazetarët tha se e vërteta e 28 Qershorit të vitit 2009 nuk mund të ikë dhe nuk mund të varroset dot, dhe se PS do luftojë për të vërtetën dhe në vitin në vazhdim. Sipas Rucit, shqiptarët tani e dinë të vërtetën mbi këto zgjedhje që sipas qeverisë tha ai ishin të lira e demokratike.

“Tashmë e vërteta për zgjedhjet e 2009 nuk mund të ike dhe nuk mund të varroset dot. Ditën e varrimit të djegies së procesit zgjedhor na Berisha na ftoi dhe ne, opozitën. Por, tani të gjithë e kanë marrë vesh se ku fle lepuri. Ne do jemi cdo ditë në protestë për votën e lirë”.
Sipas tij e vërteta e zgjedhjeve të 28 qershorit fshihet tek materialet zgjedhore prandaj kutitë nuk mund të digjen.

Ruçi e cilësoi si skemë të ideuar nga kryeministri Berisha vendimin e djeshëm të KQZ-së për djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Kreu i grupit të PS theksoi se vendimi i KQZ-së për fletët nuk ishte i papritur për PS-në pasi nuk ishte veçse një skemë e dirigjuar nga Berisha dhe e zbatuar nga Ristani.
“Vendimi për djegien e fletëve të votimit nuk ishte e papritur por një skemë e ideuar nga dirigjenti Berisha dhe dje Ristani, shërbyesi i verbër në kundërshtim me ligjin bëri realitet implementimin e regjisë” theksoi Ruçi.

Ai gjithashtu theksoi se Partia Socialiste nuk ndryshon qëndrimin e saj për sa i përket transparencës së zgjedhjeve dhe se opozita do të vijojë me protestat e saj për votën e lirë.
“Ne do vijojmë të jemi në protesta për votën e lirë dhe transparencën e zgjedhjeve, për luftën ndaj korrupsionit të kësaj mazhorance dhe sigurisë së qytetarëve shqiptarë, luftës ndaj krizës ekonomike. Ne do të jemi në protestë dhe do të denocojmë këtë mashtrim dhe shpifje që vazhdon të bëjë mazhoranca aktuale” theksoi Ruçi.
Numri 2 i PS vuri në dukje se pavarësisht luftës për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit, PS nuk është shprehru në asnjë rast tha ai për bojkot të zgjedhjeve. “Kauza jonë nuk është që do bëhen zgjedhjet dhe kjo është një kauzë e rëndësishme dhe themelorë për funksionimin e zgjedhjeve nuk lejojmë një maskaradë tjetër elektorale prandaj kemi luftuar një vit e gjysëm dhe pa u tërhequr. Por jo që ne nuk do marrim pjesë në zgjedhje”, tha Ruci në këtë komunikim të fundit për këtë vit me mediat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›