E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, mblidhet asambleja

Elbasan (Elbasan)- PS nuk do të rresht së nënvizuari domosdoshmërinë, që reforma zgjedhore të mos cënohet për shkak të mungesës së infrastrukturës zgjedhore. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cili të shtunën mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të partisë së tij të zhvilluar në Elbasan. Ai u shpreh se "kryeministri Berisha duhet të garantojë tjetërsimin e kësaj reforme të shkruar dhe miratuar në një konsensus të gjerë nga parlamenti i vendit, duke mundësuar regjistrin kombëtar të zgjedhësve dhe çertifikatat e identitetit, pa të cilat nuk mund të ketë zgjedhje". Sipas liderit të selisë rozë, kjo reformë nuk është thjesht një regjistër kombëtar zgjedhësish, por tërësia e instrumenteve të përcaktuara në Kodin e ri Zgjedhor, që do të garantojë zgjedhje të ndershme e të lira me një rezultat tërësisht besnik të vullnetit të shqiptarëve që do të shkojnë të votojnë.

Ai komentoi gjithashtu edhe grevën e urisë së deputetëve të partive të vogla duke sulmuar kështu LSI-në. Rama e vlerësoi atë si një sjellje primitive të politikanëve në fjalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›