E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, ambasadorët e BE. KE e SHBA sot në Presidencë

Në kuadër të takimeve për zgjidhjen e krizës politike në vend, Presidenti Bamir Topi pritet të takojë ambasadorët e Bashkimit Europian, Komisionit Europian dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të akredituar në Shqipëri. Burime për TVNews24 bënë të ditur se në Presidencë pritet të mbërrijnë për takime me kryetarin e shtetit shqiptar, ambasasadori i Spanjës, vend që kryeson presidencën e BE-së, Emanuel Montobio, përfaqesuesi i KE Helmut Lohan dhe ambasadori amerikan Xhon Uithers. Mësohet se bisedimet e kreut të shtetit me ambasadorët do të fokusohen në konsultat për hapat e arritur deri tani e atyre të mëtejshmëm në organizimin e tryezës që do t’i jepte fund ngërçit politik në vend. Pritet gjithashtu që nga kjo javë Topi të nisë kontaktet e para me dy krerët e partive kryesore ne vend për të arritur në një zgjidhje për cështjet e panegociueshme mes palëve. Njëkohësisht me pohimin për të marrë pjesë në tryezë, kreu i qeverisë Berisha ka bërë të qartë pak kohë më parë, se hapja e kutive nuk do të jetë një cështje e negociushme. Por, në të gjithë daljet e tij të fundit kreu i selisë rozë Rama ka përcaktuar pikërisht hapjen e kutive si kushtin kryesor për t’u ulur në tryezë. Ndërkaq, nga Strasburgu pritet të vijë dhe delegacioni i cili do të negociojë tryezën e cila prietet të përkojë dhe me datën e mbërritjes së tyre në 22 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›