India teston një raketë me kapacitet bërthamor
INDI - India përfundoi me sukses provën e një rakete ''Agni-III'' në gjendje për të transportuar një ngarkesë bërthamore, theksoi sot një burim nga Ministria e Mbrojtjes. ''Raketa me një rreze me më shumë se 3 000 kilometra u hodh sot nga ishulli ëheeler, në shtetin Orissa”. Raketa ''Agni-III'' u testua për herë të katërt, testimi i së cilës u krye për herë të parë më 2006-n.''E gatshme për të transportuar rreth 1,5 ton ngarkesë bërthamore, ajo përmban një rreze që i mundëson të arrijë në teori qytetet kineze si Shangain'', sipas një analisti. India që bëri për herë të parë provën atomike më 1974 dhe u deklarua si fuqi bërthamore më 1998, ndërmori një program ambicioz më 1983 për të prodhuar vetë këto raketa. (e.n/ata/BalkanWeb)