E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagosen me armë zjarri 3 persona

DURRES- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit. Pas vrasjes së trefishtë në një lokal disa ditë më parë, një tjetër ngjarje e ngjashme është përsëritur mbrëmjen e sotme. Tre persona janë plagosur me armë zjarri në afërsi të një pike karburanti në qytetin bregdetar, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet dhe autorët e këtij krimi. Sipas të dhënave paraprake të policisë, 2 persona qëlluan me pistoletë mbi 3 të rinj të cilët fatmirësisht morën plagë në gjymtyrët e poshtme. Mëoshet se të plagosurit janë shokë me njëri-tjetrin ndërsa sipas të dhënave të para ata ndodheshin në një lokal kur janë sulmuar. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e të plagosurve ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë ë vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të krimit dhe identifikimin e autorëve. (vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›