Kriza bardheblu, vetëvrasja e rekordmenëve

Dash Frashëri
Tirana e këtij sezoni është e cmendur. Me shpenzime kolosale dhe pa asnjë trofe. Pas dhjetë vitesh ajo është larg Europës, ëndrrës për të cilën luftojnë të 12 ekipet e Superligës. Praktikisht Vllaznia (fituese e Kupës së Shqipërisë) pjesëmarrëse në Kupën UEFA, Dinamos e Partizanit, që do të ndajnë së bashku nga një vend në Ligën e Kampioneve dhe vendin e dytë në Kupën UEFA. Tirana duket se nuk ka gjasa se nuk do të jetë si dhe të panjohurës së fundit, ekipit që do të luajë në Kupën Intertoto, ku skuadra shqiptare do të ketë përballë në raundin e parë eliminator një skuadër qipriote. 23-herë kampionëve u kanë mbetur shumë pak lojtarë nga ata që fituan titullin një vit më parë. Madje për ta bërë edhe me tragjike edhe trajneri i fundit kampion, Shkëlqim Muca, i cili gjatë këtij sezoni detyrën administrative të sekretarit të klubit, dha para pak javësh dorëheqjen. Një dorëheqje e detyruar falë një "kombinacioni" në nivel të lartë "Topi-Rama", i pari ish-presidenti i Tiranës dhe tashmë President i Republikës, dhe i dyti kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga ku varet administrativsht klubi i futbollit Tirana. SPASTRIMET E LOJTARËVE Përvec tre të transferuarëven Ervin Bulkut dhe Isli Hidit në Ukrainë, Nevil Dedes në Kinë, Tirana gjatë këtij sezoni ka përjashtuar pesë futbollistë titullarë, duke dhënë sinjalin e qartë se është në një krizë të plotë besimi. Vetëm pak ditë pas fitimit të titullit të 23-të në historinë e saj 88-vjecare, njëherësh i treti për Shkëlqim Mucën si trajner katër donatorët në fillim të sezonit të katërt të tyre projektuan edhe me këshillat po të Mucës, tashmë nga pozita e tij e zakonshme e sekretarit të klubit, edhe Tiranën e sezonit 2007-2008. Asaj që do të rezultonte edhe më shëmtuara e dhjetë viteve të fundit. Një verifikim i thjeshtë i emrave të lojtarëve kampionë me skuadrën që të mërkurën humbi turpshëm për herë të shtatë në 20-të finalet e luajtura prej saj, do të verë re se mungojnë thuajse të gjithë. Vioresin Sinani, golashënuesi më i mirë i Tiranës dhe kampionatit shqiptar, "braktisi" skuadrën rekordmene, pasi shkodranit iu ofruan kushte të tjera për rinovimin e kontratës së tij. Mesfushorit punëtor Igli Allmuca, ndër më të spikaturit nuk iu ofrua rritje kontrate. Ish-mesfushorit të Partizanit iu ofrua presidenti Dinamos, Besnik Sulaj, për ta blerë futbollistin, jo "kartonin" e tij, pasi tregu i transferimeve tipik në botë nuk ekziston brenda ekipeve shqiptare. I larguri tjetër i rëndësishëm ishte mbrojtësi Arjan Pisha. Elbasanasi u rikthye te ekipi i Dinamos, për të marrë shiritin e kapitenit. Te e njëjta strehë bashkua edhe nigeriani Abraham Alchevny, i cili ka të ngjarë të vendosë një rekord absolut për një lojtar të huaj të aktivizuar në Shqipëri, nëse Dinamo (skuadra e tij) do të fitojë titullin kampion. Mbrojtësi shtatshkurtër dhe që flet një shqipe shembullore mund të bëhet i pari i huaj që del kampion me tre skuadra të ndryshem dhe për tri vite rresht. Abraham e ka marrë medaljen e artë më parë me Elbasanin (2005-2006) dhe Tiranën (2006-2007). Sulmuesi Eleandro Pema braktisi Tiranë dhe u rikthye te Dinamo. Kësaj i shtohen edhe mesfushori Ervin Bulku (i transferuar në Ukrainë) e më pas edhe portieri Isli Hidi, po te Krivbasi në Ukrainë. PESË PËRJASHTIME Gjatë fazës së parë të këtij edicioni donatorët vendosën të pezullonin pa afat një nga ikonat e Tiranës, "mbrojtësin e hekurt" Nevil Dede, nervin që prodhonte grintën e jashtëzakonsme me të cilët përkufizohen bardheblutë. Pas një reflektimi, mbrojtësi i kombëtares u reabilitua, por janari i këtij viti e transferoi ish-kapitenin e Elbasanit në Kinën e largët. Në fund të vitit të kaluar bardheblutë përjashtuan sulmuesin aktual të Kastriotit, Oriand Abazaj dhe bashkë me të edhe një sulmues kampion si Eldorado Merkoci. Tirana deri në finalen e Kupës së Shqipërisë bëri një sezon me luhatje të mëdha, aq sa kurrë nuk u shfaq bindëse. Përfundimisht, humbi shansin e fundit për të kapur trenin e fundit që të con në Europë, që provokoi edhe përjashtimin e tre lojtarëve titullarë: mesfushorin Klodian Duro (kapiteni i komanduar), mbrojtësin Endri Vrapi dhe mesfushorin Ervis Sina. Për ta cuar në pesë numrin e të përjashtuarëve. TRE TRAJNERËT TË DËSHTUAR Tirana është konsideruar gjithmonë si një klub që ha koka trajnerësh edhe kur ata kanë qenë në krye. Edhe pse në krye gjatë këtij edicioni trajnerë me biografi kampionësh si lojtarë e trajnerë, - të tre bashkë Starova, Hafizi e Mema kanë fituar 5 kampionate – asnjëri prejt tyre nuk gjeti dot modusin e duhur për të rregulluar një ekip miks i përbërë me shqiptarë, kosovarë, kroatë, maqedonas e tani dhe francezë. Gjatë këtij sezoni Tirana drejtohet nga tekniku i tretë: Starova (i shkarkuar javën e tretë), Hafizi (i shkarkuar javën e 17-të) dhe tani në drejtim është Sul Mema, i cili edhe pse shpalli me bujë një "revolucion", duket se "koka që do të prihet në gijotinë" do të jetë pikërisht e tij. IKJA E TRAJNERIT HIJE Largimi i trajnerit hije, Shkëlqim Muca, i cili me një qetësi engjëlli, përballoi për disa vite furinë e zemërimin e ish-presidentit egjiptian të Tiranës, El-Sajed, solli edhe krisjen e Ladhe midis donatorëve. Largimi i bosit të ndërtimeve me kosto dhe cmim të lirë solli afrimin e katërshes së donatorëve Refik Halili, Avni Nuri, Shefikat Ngjela e Agron Papuli (ky i fundit, baxhanak i Mucës). Klubi morri përmasa të jashtëzakonshme duke fituar në sytë e shqiptare të një klubi të denjë për t'u krahasuar me simotrat ndërkombëtare në nivel ballkanik e të ish-vendeve lindore. Por tani në prag të përfundimit të mandatit të donatorëve dhe kur Asambleja Zgjedhore është në prag, duket se "katriada" është në krizë. Le të kthehemi te argumenti "Muca". "Unë kam përgjegjësitë e mia si cdo drejtues për këtë gjendje jo të zakonshme", - tha ish-sekretari i KF Tirana, Shkëlqim Muca, në daljen e parë publike për mediat (3 maj 2008), pas zyrtarizimit të dorëheqjes së tij nga funksioni më i lartë administrativ i 23-herë kampioneve. "Është një vendim që e kam marrë personalisht dhe i pa ndikuar nga askush". Por kur e shohim pas 2 muajsh vendimi i Mucës, duket se Tirana, jo vetëm nuk është shëruar, por sëmundja ka marrë rrugë te keqe.