Gratë e bukura tradhëtojnë më shumë
Teksas - Sa më e bukur të jetë një grua, aq më e prirur është ajo për të tradhëtuar. Sipas një sondazhi të bërë gjatë kohëve të fundit, është arritur në konkluzionin se gratë e bukura më lehtë do të lëshoheshin në flirt ose shkelje kurore për shkak të hormonit seksual që lidhet me joshjen dhe vardisjen, tregon hulumtimi i paradokohshëm.
Sipas Makfaks, gratë me sasi më të madhe të estradiolit, e konsiderojnë veten si më tërheqëse se gratë tjera, por edhe burrat e perceptojnë në këtë mënyrë. Këto gra shpeh herë lëshohen në flirt dhe rregullisht i ndërrojnë partnerët. Po ashtu, më pak janë të kënaqura nga të dashurit e tyre dhe ndihen më pak të lidhur me ta.
Shkencëtarët e Universitetit në Teksas theksojnë se këto gra në mënyrë konstante kërkojnë "rast më të mirë" që ta braktisin partnerin e tyre aktual, nëse ndonjë burrë tjetër më cilësor shfaqë interesim për to, citon Makfaks.
"Gratë më tërheqëse fizikisht kërkojnë dhe fitojnë më shumë vëmendje, ndërsa kanë edhe më shumë standarde gjatë kërkimit të partnerit", sqaron dr. Kristina Durante, duke shtuar se gratë shpesh herë zgjedhin mes partnerëve me mjete të bollshme materiale dhe atyre më superior fizikisht me gjene më të mira.