Kriza, biznesi i rajonit mblidhet ne Tirane
Asambleja e Pergjithshme e Dhomave te Tregtise te Ballkanit, kryesine e se ciles e mban Shqiperia, do te mblidhet ne fundjaven e ardhshme me 12 mars ne Tirane, per te diskutuar mbi efektet e krizes financiare nderkombetare mbi ekonomite e shteteve te rajonit, dhe masat qe duhen marre per te zbutur ndikimin e saj ne sektore te vecante te industrise, tregtise, sistemit bankar, te sherbimeve dhe te ndertimit. Presidenti i Asamblese te Pergjithshme te Dhomave te Tregtise te Ballkanit dhe i Unionit te Dhomave te Shqiperise, ilir Zhilla, tha dje se ky takim do te sherbeje per forcimin e lidhjeve mes Dhomave te Tregtise te rajonit dhe bashkeveprimin per te kontribuar me masa konkrete, per te ulur efektet e krizes financiare globale ne vendet e rajonit. Zhilla tha se kjo Asamble, mbeshtetet nga Dhoma e Tregtise e Gjermanise dhe ne takimin e Tiranes, do te marrin pjese krahas autoriteteve te larta zyrtare te ekonomise e financave shqiptare, edhe kryetare dhe perfaqesues te Unionit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise, nga Turqia, Greqia, Rumania, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Krahas trajtimit te ceshtjes se krizes, ne kete Asamble do te diskutohet edhe mbi rritjen e shkembimeve tregtare mes shteteve te rajonit, shkembimin e eksperiencave mbi novacionet ne teknologji dhe lehtesimin e barrierave doganore. Para disa ditesh Shqiperia dhe Maqedonia rane dakord, qe te zeronin tarifat doganore per te gjitha mallrat bujqesore. Detyrim ky qe duhet te permbushet sipas marreveshjes deri ne maj te ketij viti, ne kuader te CEFTA-s. Te njejten praktike vendi yne do ta zbatoje edhe me vende te tjera te rajonit.