13% e të rinjve pinë drogë
08/03/2009 Drogat në Shqipëri 2009 dhe situata në botë
Rreth 8000-10000 përdorues injektojnë, kryesisht heroinë, si dhe përdorin të njëjtat shiringa
Përdoruesit e drogës mund të kenë pasoja serioze për shëndetin dhe mirëqenien sociale. Ata shpesh nuk përfitojnë nga shërbimet e shëndetit publik si pasojë e stigmës dhe diskriminimit. Pasojat shëndetësore të përdorimit të drogave (veçanërisht të atyre që injektojnë) do të vijojnë të përkeqësohen, ndërsa rritet barra e disa sëmundjeve të tjera që lidhen me përdorimin e drogës. Epidemitë e malarjes, tetanozit, hepatiti C (HCV), infeksione të tjera me natyrë parazite apo bakteriale, bashkë me disa sëmundje të tjera, i atribuohen përdorimit të drogave. Një seri e gjerë e komplikacioneve infektive e lidhur me injektimin e drogave është dokumentuar që në raportet të hershme. Infeksioni i HIV-it ka marrë përmasa dramatike dhe ka ndryshuar perceptimin e grupeve të përdoruesve të drogës.
Vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore po përjetojnë një rritje të shpejtë të epidemisë së HIV-it, sidomos midis përdoruesve të drogës, kjo sepse shumica e tyre ndodhen pranë rrugëve të trafikut të drogës nga Afganistani drejt vendeve perëndimore dhe SHBA-së. Sipas UNODC-së, ky fenomen është duke u zgjeruar, sepse dhe prodhimi i opiumit dhe kokës po rritet.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, ka rreth 30000 përdorues të drogave, por burime të tjera flasin për një numër më të madh. Shifra e mësipërme është nxjerrë në vitin 2000. Gjithashtu Shqipëria është një vend ku prodhohet dhe trafikohet drogë, pra si rrjedhojë pritet që numri i përdoruesve të rritet dita-ditës. Raportet nga klientë që vizitojnë qendrën e “Aksion Plus”-it, tregojnë se mosha e fillimit të përdorimit të drogës është 13-14 vjeç, dhe shumica e përdoruesve kanë një histori 8-10-vjeçare të përdorimit të disa drogave. Fillimisht ata kanë përdorur droga të ashtuquajtura të lehta, për të kaluar më tej në droga të “rënda” si heroina, dhe shumë prej tyre tashmë e injektojnë heroinën.
Nuk është realizuar ndonjë studim i popullatës së përgjithshme për përdorim droge në Shqipëri. Të dhënat e prevalencës për preferencat e përdorimit të drogave ilegale mund të gjenden në Studimin e Sjelljeve me Risk të të Rinjve, përqendruar në popullatën e shkollave të mesme, drejtuar nga Instituti i Shëndetit Publik në vitin 2005, me një kampion afërsisht 4000 subjekte. Studimi tregoi se 5.4% e të rinjve nga 14-18 vjeç kishte eksperimentuar me kanabis dhe 4% me ekstazi; 1.4% dhe 1.6% e përgjigjedhënësve raportoi respektivisht për përdorim heroine dhe kokaine.
Prevalenca ishte lehtësisht më e lartë në kryeqytet, Tiranë, krahasuar me pjesën tjetër të vendit; është raportuar se është disa herë më e lartë prevalenca e përdorimit të drogave nga meshkujt, krahasuar me femrat. Më shumë se 9% e përgjigjedhënësve kanë përdorur droga ilegale në ambientet e shkollës.
Shumica e përdoruesve përdorin kanabis, por ka një rritje të personave që janë të varur nga heroina. Problemi i drogës është shtrirë në mbarë vendin, por është më akut në zonat urbane të Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Fierit, Lushnjës, Korçës si dhe Gramshit. Vdekjet nga mbidoza kanë qenë rreth 40, por rastet e vdekjeve mund të jenë më të larta si pasojë e mosraportimeve të sakta. Përdorimi intravenoz i drogave është një shkak themelor për përhapjen e HIV/SIDA dhe infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme. Vlerësohet se rreth 8000-10000 përdorues injektojnë, kryesisht heroinë, si dhe përdorin të njëjtat shiringa duke shtuar rreziqet për shëndetin e përdoruesit.
Kohët e fundit kemi një rritje të përdoruesve midis anëtarëve të komunitetit rom. Ky komunitet, përveç drogës është i prekur nga papunësia, varfëria e thellë, akses i ulët ndaj shërbimeve shëndetësore. Sipas të dhënave, mosha mesatare e romëve që kanë përdorur drogë për herë të parë është rreth 15 vjeç. Disa prej romëve tregojnë për raste kur kanë parë miqtë e tyre të injektojnë drogë me shiringa të përdorura më parë nga të tjerët. Romët gjithashtu kanë një nivel të ulët informacioni, dhe injektojnë në kushte të këqija higjienike, duke shtuar kështu edhe rreziqe të tjera shëndetësore.
Marrja e drogës bëhet në shtëpi apo zona të braktisura në lagje, poshtë urave apo në bregun e lumit të Tiranës.
Shërbimet që ofrohen për përdoruesit e drogave
Cilësia dhe llojet e shërbimeve të ofruara nga shërbimet shëndetësore ekzistuese kanë rënë, dhe nuk janë të afta të përballojnë situatën e rendë.
Klinika Toksikologjike në Spitalin Ushtarak ofron trajtim për përdoruesit e drogave, por ka një kapacitet të kufizuar me 15 shtretër dhe nuk është një klinikë e specializuar për trajtimin afatgjatë të drogave.
Një qendër tjetër për trajtimin e përdoruesve të drogës është qendra Emanuel, e cila administrohet nga një shoqatë italiane. Është themeluar në vitin 2000 dhe ka një kapacitet prej 20 shtretërish për një trajtim afatgjatë rezidencial.
Shoqata “Aksion Plus” ofron një shërbim në tre nivele për përdoruesit e drogave, si dhe për të rinjtë që ndodhen ne shkollat e mesme dhe jashtë tyre.
Niveli i parë, ai parandalues, shënjon të rinjtë që nuk kanë hyrë në rrugën e drogës, ose sapo kanë filluar të eksperimentojnë me drogat, pa kaluar në injektim.
Niveli i dytë ofron shërbimet e zvogëlimit të dëmit për përdoruesit aktivë, sidomos ata që injektojnë. Përveç shiringave të pastra, punonjësit tanë në terren japin prezervativë, materiale informative, vitamina apo medikamente për përdoruesit në gjendje të vështirë ekonomike dhe shëndetësore, si dhe i adresojnë përdoruesit në shërbime të tjera të specializuara. Gjithashtu programe të tilla ndihmojnë në:
- Uljen e rasteve të injektimit
- Zvogëlojnë frekuencën e injektimit
- Ndalojnë/zvogëlojnë ripërdorimin e shiringave dhe pajisjeve të tjera të injektimit
- Rrisin shkallën e dezinfektimit të ageve dhe shiringave
- Rrisin mundësinë e pjesëmarrjes në programet e trajtimit të drogave
- Rrisin përdorimin e prezervativit dhe të metodave të tjera kontraceptive.
Niveli i tretë operon në qendrën e terapisë me metadon. Trajtimi Mbajtës me Metadon (MMT) po zbatohet që nga viti 2005 me fondet e Fondacionit SOROS.
Aktualisht janë 156 klientë në MMT në këtë qendër trajtimi ambulatore (nga mbështetja e Global Fund-it në qytetet Tiranë dhe Durrës), duke e çuar kështu në 360 numrin e përgjithshëm të klientëve që hyjnë në programin pa pagesë të metadonit deri në nëntor 2008.
Rrethet nën mungesën e terapisë
Kërkesa ka dhe nga rrethe të tjera, por infrastruktura dhe kushtet e terapisë pranojnë vetëm përdoruesit nga Tirana dhe nga rrethet fqinjë. Ka plane nga “Aksion Plus” që terapia me metadon dhe programet e zvogëlimit të dëmit të shtrihen edhe në rrethe të tjera ku problemi i drogës po bëhet gjithnjë e më shumë dramatik. Studime të ndryshme pohojnë se shërbime të tilla janë efektive në terma ekonomikë, shëndetësorë, individualë dhe socialë.
Të tre këto nivele janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin, por ende mbetet shumë për të bërë, sepse dhe problemet janë më të ndërlikuara se sa duken. Një përdorues në familje është një problem serioz dhe i papërballueshëm nga familja. Drama që e shoqëron problemin e drogës, rëndohet nga probleme financiare të trajtimit, dhunës si dhe përfshirjes në aktivitete kriminale të përdoruesve të drogës. Terapia me metadon e ofruar në qendrën tonë është e suksesshme, gjë që vërehet nga ecuria pozitive e individëve, dhe nga marrëdhëniet e përmirësuara familjare dhe shoqërore. Niveli i vetëvlerësimit është rritur, dhe shumë nga klientët kanë filluar punë.
Këto ndërhyrje dhe projekte janë bërë të mundura nga mbështetja e donatorëve si OSFA, UNFPA, UNODC, ICCO, UNICEF, CIDA, SDC, dhe së fundmi GFATM.
Përdoruesit e drogave me injektim po përpiqen ta ruajnë shëndetin e tyre, ndërsa vazhdojnë të përdorin droga. Shëndeti i tyre gjithashtu prek dhe shëndetin e qenieve të tjera përreth tyre sepse ne jetojmë në të njëjtin mjedis.
Për të qenë efektive në parandalimin e epidemisë midis përdoruesve të drogave me injektim (ose për të kontrolluar epideminë që sapo ka nisur) UNAIDS-i vlerëson që programet e shkëmbimit të shiringave duhet të kapin 60-70% të injektuesve me informacion dhe edukim, dhe pothuaj 20% të tyre me shiringa sterile në mënyrë të përhershme. Dihet që në Shqipëri programet e zvogëlimit të dëmit, apo të trajtimit të drogës janë në nivel shumë të kufizuar. Kostot e shumta që duhet të përballojë shteti në të ardhmen do të jenë shumë më të larta, nëse nuk ndërhyhet në kohë. Në përgjithësi për çdo dollar të harxhuar në programet e zvogëlimit të dëmit, qeveria kursen 10-12 dollarë.
Dhjetë vjet dështim – Lufta globale ndaj drogave duhet të marrë fund!
Kombet e Bashkuara do të organizojnë një Segment të Nivelit të Lartë për drogat në Vjenë, në datat 11-12 mars 2009. Ministrat dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të qeverive nga e gjithë bota do të mblidhen për të diskutuar zbatimin e qëllimeve strategjike miratuar nga Seksioni Special për drogat i Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 1998. Dhjetë vjet më parë Kombet e Bashkuara shpallën luftën globale kundër drogave. U zotua që të eliminohej ose të reduktohej mjaftueshëm furnizimi dhe kërkesa për droga të jashtëligjshme në dekadën e ardhshme. Parulla ishte “Një botë pa drogë: Ne mund t’ia dalim!”. Dhjetë vjetët kaluan, por ne jemi më larg se kurrë nga të pasurit e një botë pa drogë. Sipas të dhënave zyrtare të Kombeve të Bashkuara, prodhimi i kokainës është rritur me 20% dhe prodhimi i heroinës me 120%. Më shumë se kurrë është shtuar numri i njerëzve që përdorin droga të jashtëligjshme. Përveç kësaj, politikat e rrepta për drogat patën disa pasoja të papritura. Ne kërkojmë reforma urgjente nga delegatët e qeverive:
• Burgjet janë të mbipopulluara me miliona kundërvajtës të drogës të një shkalle të ulët, qeveritë duhet të çkriminalizojnë përdorimin e drogës!
• Shumë shtete kanë ligje që lejojnë përdorimin e dënimit me vdekje për shkeljet e lidhura me drogën. Ky është një dhunim i garancisë së të drejtave të njeriut, qeveritë duhet të shfuqizojnë ndëshkimin kapital!
• Ekziston një krizë humanitare e shkaktuar nga çrrënjosja e detyruar e kokainës dhe bimës së opiumit, qeveritë duhet t’i japin fund çrrënjosjes së detyruar, të respektojnë trashëgiminë kulturore të popullsisë vendase dhe të sigurojnë jetesën e fermerëve!
• Lufta globale ndaj drogave ka sjellë mostrajtimin e dhimbjes kronike për miliona njerëz, qeveritë duhet të garantojnë mundësinë për të ofruar mjekimin e dhimbjes së këtyre personave!
• Mijëra njerëz nëpër botë janë të detyruar t’i nënshtrohen çdo vit formave nga më të ndryshme të trajtimit për përdorimin e drogave, qeveritë duhet t’i japin fund abuzimit me të drejtat e njeriut në emër të trajtimit nga drogat!
• HIV-i dhe hepatiti C janë përhapur nëpërmjet përdoruesve të drogave intravenoze, qeveritë duhet të përshkallëzojnë zbatimin e programeve të reduktimit të dëmit si për shembull opatin zëvendësues, shkëmbimin e shiringave dhe dhomat e injeksionit!
“Aksion Plus”, anëtare e EHRN-it