Çmimet për sipërfaqet e oborreve në përdorim
08/03/2009 Vendimi i qeverisë botohet në Fletoren zyrtare. AKKP nisin punën për pranimin e dosjeve
Vendimi për hipotekimin e oborreve në përdorim tashmë ka marrë vulën përfundimtare dhe për zbatimin konkret. Dje vendimi është publikuar në Fletoren zyrtare, ndërkohë që janë zbardhur edhe çmimet që do të paguajë një familje për të marrë certifikatën përfundimtare të pronësisë. Në vendim theksohet se bëhet fjalë për hipotekimin e oborreve në përdorim për ndërtesat e para vitit 1991, kur shteti të jepte tokën për të ndërtuar, por nuk të jepte pronësinë mbi këtë truall. Gjithsesi, bëhet e ditur se jo të gjitha familjet do të paguajnë detyrimin në fjalë.
Përjashtimet
Sipas vendimit, nuk do të paguajnë për truallin mbi të cilin është ndërtuar objekti ato familje që e kanë sipërfaqen të trashëguar. Pra, edhe pse toka ishte e tyre me kushtetutën e kohës, trualli kaloi nën emër të shtetit. Edhe pas ligjeve të miratuara më pas toka nuk u regjistrua, por mbeti nën cilësimin “oborr në përdorim”, ndaj kalimi i pronësisë do të bëhet pa pagesën e faturës financiare. Rast tjetër është kur një familje ka për të kompensuar një tjetër sipërfaqe. Në këtë rast vlera oborrit në përdorim që do të hipotekohet do të zbresë nga sipërfaqja e kërkuar për kompensimin.
Pagesat
Në të gjitha rastet e tjera subjektet që do të kërkojnë hipotekimin e oborrit në përdorim do të duhet të paguajnë truallin. Për këtë qeveria ka miratuar një skemë të ndarë në 5 kategori, ku do të bëhet ndarja deri në 100 m2 , 101 deri 200 m2 , 201 deri 300 m2 , 301 deri 400 m2 dhe 401 deri 500 m2 . Nga ana tjetër, edhe sipërfaqja e kërkuar do të hipotekohet në bazë të sipërfaqes së lejuar nga ligjet e kohës. Kjo pasi një subjekt mund të pretendojë një sipërfaqe më të madhe nga sa i takon në të vërtetë. Gjithsesi, javën e ardhshme pritet që dhe agjencitë e kthimit dhe kompensimit të pronave të nisin pranimet e kërkesave për hipotekimin e këtyre trojeve.
Certifikata
Vetë agjencitë do të kenë në dispozicion formularët përkatës të kërkesës dhe të vendimeve. Në formular subjekti do të paraqesë të dhënat personale si dhe kërkesën për të cilën bëhet aplikimi. Në të do të shënohen të dhënat mbi dokumentet që do të dorëzohen në hipotekë. Ndërsa vetë agjencia, pasi të shqyrtojë dokumentet dhe verifikojë në terren të dhënat, brenda 30 ditëve paraqet relacion në AKKP. E më pas jepet vendimi përfundimtar, i cili dërgohet për regjistrim në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.