E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Le Matin": Thaçi fyen zvicerianet

Raporti i Dik Martit duket se ka cenuar edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës. Qëndrimi i kryeministrit ne largim Hashim Thaçi, ne një interviste për gazetën zviceriane "Tages Anzeiger", duke krahasuar Dik Martin me ministrin e propagandës naziste te Hitlerit Joseph Goebbels, ka nxitur reagim te ashpër te parlamentit zviceran. Gazeta zvicerane "Le matin", ne shkrimin e titulluar "Thaçi fyen zviceranet", përcjell reagimet e disa deputeteve te parlamentit vendas, te cilët deklarojnë se me ketë qëndrim Thaçi po rrezikon marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Kryetari i te gjelbërve zvicerane, Veli Levenberger ka thënë se nuk pajtohet me te gjitha pikëpamjet e Martit mbi Kosovën, por nuk mund te pranoje as krahasimin e tij me Goebelsin. Edhe deputeti Christian Lussher thotë se krahasimi është i papranueshëm dhe se fjalët e Thaçit janë fyese. Edhe pse populli i Kosovës ka vuajtur nga shtypja e armikut serb, deklaratat e Hashim Thaçit rrezikojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, mësohet te ketë thëne nje tjetër deputet zvicerian. Shteti i Zvicrës është vendi i 19 qe ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nder te parat vende qe ka hapur një ambasade ne Prishtinë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›