Berisha: Kutitë, nuk diskutohen më

Ne konferencën e pare te shtypit për vitin 2011, kryeministri Berisha e cilësoi çështjen e kutive me fletët e votimit tashme te mbyllur, pas dështimit te kuvendit për te ngritur një komision hetimor për këtë qellim. Duke komentuar situatën politike ne vend, shefi i ekzekutivit i bëri thirrje opozitës te ofroje alternativa te reja për zgjidhjen e krizës. Sipas Berishës opozita edhe me pare nuk ka qene e interesuar për hetimin elektoral, por për te bllokuar heqjen e vizave. Kryeministri pohoi se nuk kishte asgjë me shume për t'i ofruar si koncesion selisë roze. Sipas tij, përgjegjësia për bllokimin e reformave çka mund te rrezikoje serish statusin kandidat, do te qëndrojë tek opozita nëse nuk voton ligjet me shumice te cilësuar. "Kjo qeveri, në respekt të palëkundur të opozitës, ka ofruar aq shumë sa janë jo një, por të shumtë miqtë e mi në Evropë që më kanë thënë se, këto nuk bëhen kurë. Unë i kam bërë ato në konceptin tim për opozitën. Por opozita ka një problem, logjika bunker e një njeriu që nuk ndan asgjë me normat e këtij sistemi", ka pohuar Berisha. Pasi prezantoi drejtoren ekzekutive te Agjencisë për Investim dhe Zhvillim Eneida Guria, kreu i qeverise tha se fale një politike te re qe do te ndiqet me investitorët e huaj, ne vitin 2017 Shqipëria do te listohet mes vendeve te zhvilluara.
Shpërndaje