E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e Euros, Merkel-Sarkozi: Duam traktat të ri për Europën

PARIS- “Duhet të marrim të gjitha masat për të ruajtur qëndrueshëminë e euros”. Ky ishte thelbi i deklaratës së përbashkët të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nikola Sarkozi.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit në Paris, ku u diskutuan vendimet për të ardhemen e Europës dy krerët e lartë të Gjermanisë dhe Francës mbajtën një deklaratë të përbashkët për gazetarët.

Në vendimin për ndryshimin e traktatit të Euopës, kreu i shtet francez nënvizoi se prashikohet një takim mujor e vendeve anëtare të Euoro-s , të cilat do të diskutojnë për problemet që i kanosen Europës.

“Ajo qe kemi vendosur edhe më parë buxhetet e vendeve anëtarë të mos mungojnë dhe ajo që kemi kaluar të mos përsëritet kurrë. Këto vendime do merren me shumicë brenda BE. Kemi vendosur që krerët e qeverive të mblidhen një herë në muaj për të parandaluar që kjo krizë të ndodhë sërish.”

Presidenti francez duke deklaruar se kriza me të cilën po përballet euro është më e rënda, theksoi se një përsëritje e saj është e papranueshme. Ndërkohë Sarzkozi u shpreh se Gjermania dhe Franca nuk mund të kontrollojnë borxhet e të tjerëve.

“Dua ta pranoj që kjo është kriza më e rëndë. Ndaj dua të zgjidhim disa prej këtyre problemeve, por asnjëherë nuk duhet të rrezikojmë që eurozona të përcahet apo euro të dështojë. Nuk dua të bëjmë gabimet e së kaluarës. Eurobonot nuk janë zgjidhja e krizës. Franca dhe Gjemania nuk i kontrollojnë borxhet e të tjerëve”,- deklatroi Sarkozi.

E të njëjtës ide ishte dhe kancelarja gjermane, e cila bëri thirrje për ndryshimin e rregullave të traktatit të Lisbonës.

“Ne duhet të ndryshojmë një nga rregullat e traktatti të Lisbonës me vendimin se cfarë do bëjnë vendet anëtare me deficitin e tyre. Ne duhet te ndryshojmë traktatet tona. Traktati duhet të ndryshohet brenda majit dhe të merret një vendim se cfarë duhet të bëhet me të. Do jenë rreth 250 miliard euro, të cilat do të ndihmojnë në rikthimin e besimit të tregjeve", deklaroi Merkel.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›