Arrestimi i 4 shqiptarëve, Rama: Maqedonasit barbarë
SHKUP- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë promovimit të librit të tij “Kurban” në Shkup ka komentuar edhe arrestimin e 4 të rinjve shqiptarë ditën e festës së Pavarësisë, pasi vizatuan një hartë të Shqipërisë etnike në Tetovë.
Sipas TV Alsat në Maqedoni, Rama citohet të ketë thënë se, “Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta. Mund të vizatojë edhe hartën e botës dhe të shkruaj kjo është republika ime dhe çfarë të bëjnë ta dërgojnë në Hagë dhe ta akuzojnë për krime kundër gjithë botës? Çfarë janë këta barbarë, primitivë, kjo është e patolerueshme”, tha Rama.
RAMA TAKON KREUN E BDI, ALI AHMETI
Gjatë vizitës së tij në Maqedoni, kryetari i PS, Edi Rama ka zhvilluar një takim të veçantë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Pas takimit Rama dhe Ahmeti kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. Kryetari i PS duke folur për shtypin në Maqedoni pohoi se me kreun e BDI kanë biseduar mbi një tematikë të gjerë.
“Biseduam gjerë e gjatë mbi Shqipërinë, mbi Maqedoninë, marrëdhëniet mes nesh, mes partive tona, por dhe mbi librat,” u shpreh Rama.
Rama është ndalur gjithashtu në një çështje të rëndësishme gjatë konferencës për shtyp, pikërisht në intensifikimin e komunikimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë me të gjithë faktorin shqiptar në rajon: “Dëshiroj të theksoj se Partia Socialiste dhe opozita shqiptare e ndjen të nevojshme rritjen e pranisë dhe të komunikimit me të gjithë faktorët shqiptarë në rajon. Kjo për të dhënë një kontribut të plotë nga Shqipëria duke shkëmbyer pikëpamje dhe dakordësi për çështjet nga më të mëdhatë deri më të voglat,” përfundoi Rama.
Lideri i BDI, Ali Ahmeti foli për mirëkuptim dhe qëndrim të përbashkët në lidhje me temat e diskutuara gjatë takimit dypalësh: “Patëm një dakordësi për temat e rëndësishme që folëm, për rrugëtimet e përbashkëta që na presin në të ardhmen si shtet e si parti."
Po ashtu Ahmeti pohoi se e ka njohur Ramën për programin e përbashkët për qeverisjen e Maqedonisë. Rama dhe Ahmeti bwnw të ditur për mediat se kanë shkëmbyer me shumë kënaqësi librat me njëri-tjetrin.
RAMA-THAÇI BISEDOJNË PËR SITUATËN POLITIKE NË 2 VENDET
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim në Maqedoni me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Mësohet se në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe rajon, proceset integruese të të dy vendeve dhe tema të tjera me interes të dyanshëm.
Pas takimit, Rama deklaroi për mediat se “PS-ja dhe opozita shqiptare në tërësi, e ndjen të nevojshme që të ketë një komunikim më intensiv me gjithë faktorët shqiptarë në rajon, për një mbështetje ende më të madhe për të gjitha çështjet e hapura dhe për të çuar përpara proceset e integrimit të të gjithë shqiptarëve në familjen evropiane”.
“Patëm një bashkëbisedim sot me miqtë tanë të opozitës, me mikun tonë Menduh Thaçi me të cilin kemi shkëmbyer lirisht mendimet, këndvështrimet tona, njëkohësisht informacionet për situatën politike qoftë në vend, qoftë në Shqipëri. Dëshiroj që ta falënderoj shumë z. Thaçin, me të cilin shkëmbyem edhe librat me shumë kënaqësi duke qenë të bindur se këto marrëdhënie duhet të intensifikohen dhe rrugët e komunikimit duhet të shtohen në mënyrë që të jemi në kontakt të vazhdueshëm.”,- vijoi më tej kryesocialisti.
Ndërkohë, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi shprehu kënaqësi për takimin me liderin e opozitës shqiptare dhe nënvizoi se kontaktet me oozitën shqiptare do të jenë të vazhdueshme.
“Biseduam për çështje të brendshme të shqiptarëve të Maqedonisë mundësinë e avancimit të bashkëpunimit mes forcave politike shqiptare drejt një qëllimi madhor që të gjithë ne e kemi integrimin edhe të Maqedonisë në NATO dhe Unionin Evropian. Sigurisht se do të vazhdojnë kontaktet, ne kemi nevojë për përvoja të tilla.Pata mundësinë që vetë Edi Rama të ma dorëzoj librin e tij.”,- deklaroi Thaçi.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)