E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 27-vjeçari shqiptar vritet nga bashkëkombësi

Ngjarja ka ndodhur pas një zënke në një bilardo mbrëmjen e shkuar në rajonin e Spata Atikës në shtetit helen.

Viktima është një 27-vjeçar shqiptar, i cili është qëlluar për vdekje nga një bashkatdhetar i tij, një 36-vjeçar. Mediat greke bëjnë me dije se pasi e ka qëlluar disa herë me thikë kryesisht në gjoks, autori është larguar me shpejtësi me një automjet.

Pavarësisht se u dërguar në spitalin lokal, shqiptari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Policia po zhvillon hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. /Start/

                                                                                             2011-12-05 11:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›