Nuk ka shpërblim për policinë

Madje, prej disa muajsh-siç thonë nën zë- nuk marrin as pagesat ekstra për sukseset në punë, e madje në disa raste, orët shtesë duhet t’i kryejnë falas.
Masat shtrënguese të qeverisë për të “mbajtur” nën kontroll financat publike, kanë bërë që të mos jepet më paga e 13-të. Fondi rezervë për policinë, nuk do të preket, ndryshe nga se i ishte premtuar punonjësve të rendit për të marrë shpërblimin prej 10 mijë lekësh si dhe 50% të pagës për festat e fundvitit. Urdhri ka dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, çka detyron financat e policisë që të mos kalojnë shpërblimet e premtuara.
Shpërblimi deri në një pagë bazohet në nenin 88 pika 5, ku thuhet se punonjësit e Policisë së Shtetit përfitojnë çdo vit në fund të vitit financiar një shpërblim deri në një pagë mujore. Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjesëtueshmërie, që pasqyron kohën e punës së kryer gjatë gjithë vitit financiar. Punonjësit që nuk kanë mungesa në punë, për çfarëdo arsye, përveç kohës së pushimit kanë të drejtën e shpërblimit të plotë. /Start/
2011-12-05 12:21